E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli mund t’i kërkojë falje Turqisë

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 16:00

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, është shprehur se nuk do të dalë nga koalicioni qeverisës, nëse vendoset që t’i kërkohet falje Turqisë për vrasjen e nëntë qytetarëve të saj.

Ata u vranë vitin e kaluar në bordin e një anije, e cila kishte thyer bllokadën e Rripit të Gazës në shenjë mbështetje për Palestinën.

Lieberman është aleati më i fuqishëm i kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kreu i qeverisë izraelit më në fund është shprehur se mund t’i kërkohet falje Turqisë.

“Asnjëri nuk është në kërkim të justifikimit apo arsyeve për të dalë nga qeveria”, është përgjigjur Lieberman, në përgjigjen e tij nëse i kërkohet falje Turqisë.

Në Izrael debati mbi këtë çështje është nxitur nga një raport i OKB-së. Turqia ka tërhequr ambasadorin në maj të 2010 dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për Izraelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›