E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq: Veprimi i Policisë së Kosovës kërcënon dialogun

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 18:38

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se veprimin e Policisë së Kosovës në Bërnjak dhe Jarinjë e konsideron si përdorim të dhunës, që mund "të kërcënojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

"Është një kërcënim për procesin e paqes që të shkojë deri në fund, para se të jepte rezultate të dukshme dhe konkrete", tha Tadiq para gazetarëve në Pragë, ku i është dorëzuar çmimi për promovimin e lirisë dhe të demokracisë.

Tadiq tha se ka biseduar me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, lidhur me situatën në veri, duke i thënë se "veprimi i Policisë së Kosovës është i papranueshëm për Serbinë". /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›