E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerri në Afrikë, virgjëreshat rrëmbehen për të shëruar AIDS-in

Vajza të reja të vogla rrëmbehen nga shkollat apo shtëpitë dhe detyrohen të martohen me meshkuj të rritur apo pleq, të prekur nga virusi HIV, pas mitit se seksi me një vajzë të virgjër mund të largojë sëmundjen. Një hetim në zonat rurale të Afrikës së Jugut, në Kepin Lindor, ka treguar se vajza 12-vjeçare nga komuniteti Xhosa detyroheshin të martoheshin me dhunë para kohe. CNN ka zbuluar se si tradita Ukuthuala, që do të thotë të marrësh, përdorej si justifikim për rrëmbimin e vajzave. Hetimi ka treguar se në shumë raste rrëmbimi i vajzave bëhej me konsensusin e prindërve në këmbim të parave. Në dokumentarin Vjedhja e Pafajësisë në CNN tregohet edhe se si prindërit e vajzave shqetësoheshin vetëm për faktin se po shkelnin ligjin. Timoti, një i intervistuar thotë: Kërkojmë falje se nuk e dinim që po shkelnim ligjin. Një nga aktivistet e Fushatës Botërore kundër Sidës, Nombasa Gxuluve, e cila është rritur në këto zona, tregoi mbi mitin e fjetjes me një virgjëreshë, por shpjegoi se përfundimi ishte i dhimbshëm, edhe vajzat e vogla infektoheshin nga virusi. Në dokumentar tregohet edhe historia e një prej vajzave, e cila rrëfen se si fqinja e saj e kishte detyruar të martohej me dhunë me një të moshuar në një ceremoni me shtatë persona, i cili pas martese e kishte përdhunuar, pasi kishte paguar për ta pasur vajzën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›