E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në vendet fqinje dhe Shqipëria

Kriza ekonomike në vendet fqinje, do të ndikojë në uljen e rritjes ekonomike në 3 vitet e ardhshme, ku pritet që rritja ekonomike të mos i kalojë 3.5 përqind.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi shpjegon se deri në këto momente janë pasqyruar disa prej efekteve dhe pikërisht për këtë është e nevojshme që të merren nisma prej qeverisë, në mënyrë që këto efekte të mos jenë shumë të ndjeshme.

Aktualisht vendi ynë është prekur prej krizës ekonomike që ka përfshirë vendet fqinje dhe kjo vërehet në pasqyrimin e çmimeve mjaft të larta, në paqëndrueshmërinë e monedhës europiane si dhe në uljen e shkëmbimeve tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›