Mbreteria e Belgjikes firmos Protokollin e NATO-s, gati ratifikimi dhe nga Franca
Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise pershendeti vendimin e Dhomes se Perfaqesuesve te Mbreterise se Belgjikes, e cila pas senatit belg, ka ratifikuar Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Belgjika eshte vendi i 19-te anetar, qe ratifikon Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Ky vendim eshte shprehje e mbeshtetjes se vazhdueshme te Belgjikes per procesin e integrimit euro-atlantik te Shqiperise dhe i sherben konsolidimit te metejshem te sigurise dhe stabilitetit te Ballkanit Perendimor", thuhet ne njoftimin per shtyp, duke shpresuar se procesi i ratifikimit te perfundoje perpara samitit te pervitshem, per te shpresuar anetaresimin me te drejta te plota. Ministria e Jashtme pershendet ratifikimin ne seance plenare, ne unanimitet, nga Asambleja Kombetare e Republikes se Frances, te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO, ne 29 janar, duke i hapur rrugen ratifikimit nga ana e Senatit francez ne date 4 shkurt.