E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armand Duka: Do rikandidoj për president

 

Nuk e ka shprehuar haptazi por gjithsesi ka lënë të kuptohet se do të rikandidojë për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit në Asamblenë zgjedhore të vitit të ardhshëm. I pyetur gjatë një interviste për Top Channel Armand Duka ka pohuar se do bisedojë me disa drejteus klubesh në Shqipëri para se të vendosë plotësisht për rikandidimin e tij si Njëshi i FSHF-së. Më tej Duka ka premtuar dhuratën e tij për 80-vjetorin e FSHF-së, e cila pritet të jetë një miqësore luksi me përfaqësuese si Spanja ose Gjermania. Më tej Armand Duka ka dhënë edhe vlerësimet si dhe kritikat e tija për futbollin shqiptar në përgjithësi. "Kjo është një shoqëri me probleme dhe të tilla gjëra ekzistojnë edhe në futboll. Nëse gjyqtarët korruptohen, korruptuesit jemi ne, drejtuesit e skuadrave apo të futbollit", është shprehur Duka. Por sipas tij këto probleme nuk zgjidhen as nga ndërtimi i stadiumit të ri dhe as nga rikonstruksioni i "Qemal Stafës". "Kemi propozuar rikonstruksionin e "Qemal Stafës" duke e rritur kapacitetin 25-30 mijë dhe do një investim rreth 12 milionë euro. Federata ka marrë përsipër investimin e 50 % të shumës. Për ndërtimin e një stadiumi të ri kemi kërkuar një terren falas. Ka një ide për në Lundër ku është një repart ushtarak", shton kreu i FSHF-së. Në fund ai prek edhe temën e hetimit për trikum ndeshjes që po bën UEFA për Tiranën dhe Vllazninë. "Uroj që të mos jetë goditje për futbollin. S'mund të them që janë trukuar, por skuadrat janë në hetim", përfundon Duka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›