Brenda Komitetit qe drejton boten
18/03/2005 11 shtatori 2001, qe një ngjarje katalitike, që zbuloi thelbin e ekipit të sigurisë kombëtare të Administratës Bush. Ndërsa fraksione rivale luftuan për veshin e Presidentit, idealet transformuese të përqafuara nga neokonët fituan supremaci, duke shkaktuar një krisje, që e ka çarë në themelet establishmentin republikan e politikës së jashtme
Qarqet e brendshme të komunitetit të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara – anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), një numër i zgjedhur zëvendësish të tyre dhe pak këshilltarë të afërt me Presidentin – përfaqësojnë atë çka ndoshta është komiteti më i fuqishëm në historinë e botës, një komitet me resurse, me më shumë pushtet, me më shumë licensë për të vepruar dhe me më shumë aftësi për ta projektuar forcën më larg dhe më shpejt se çdo tjetër i krijuar nga mbret, perandor apo president. Në të njëjtën kohë, partia politike që kontrollon këtë komitet ka një kapje të paprecedent të pushtetit në historinë e kohëve të fundit në Uashington.
Për herë të parë në pothuajse tetë dekada, Partia Republikane ka fituar kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në dy zgjedhje rresht. Megjithatë, pavarësisht këtij monopoli politik, elitat që ushtrojnë influencën më të madhe mbi këtë komitet hije pak i kuptuar po luftohen dhe ndahen prej forcash nga brenda. Një debat filozofik gjithnjë e më shumë i hidhur vë mbështetësit e politikave të ish-Presidentit Xhorxh Bush dhe shumë prej ekipit të tij të dikurshëm të politikës së jashtme, të drejtuar nga ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Brent Skoukroft, kundër atyre që mbështesin pikëpamjet e përqafuara Presidenti Xhorxh Bush dhe ekipi i tij, i drejtuar nga zëvendëspresidenti Dik Çenei, Sekretari i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld dhe Sekretarja e Shtetit, Kondolica Rais.
Ata çka Skoukroft i quan “tradicionalistët” e ekipit Bush 41 janë të vendosur përballë “transformacionalistëve” të ekipit Bush 43, pragmatistë vs. neokonë, internacionalistë vs. unilateralistë, njerëz që mbikëqyrën fundin e Luftës së Ftohtë përballë atyre që mbikëqyrën fillimin e Luftës kundër Terrorit. Sigurisht, ironia e fatit është se shumë prej këtyre njerëzve jo shumë kohë më parë qenë parë si pjesë e një të tëre. Të gjithë janë ose qenë të afërt.
Çfarë ndodhi? Kritikë të anshëm kanë ofruar teori, shumë prej të cilave deformojnë faktet ose flasin për lojtarë kyç në mënyrë që u përmbahen argumenteve të tyre. Megjithatë, teksa tranzicioni nga mandati i parë tek i dyti i Administratës Bush po zë vend, shumë prej anëtarëve të kësaj aktuale e të parës, si dhe të tjerë brenda establishmentit të politikës së jashtme të Partisë Republikane po fillojnë ngrihen dhe të flasin rreth karakterit të lojtarëve kyç dhe marrëdhënieve të tyre brenda këtyre rretheve të brendshme. Më indikative dhe më e besueshme se kritikat e anëshme, panorama që ata pikturojnë është e dobishme jo vetëm për atë çka na tregon ajo për operacionet e Administratës gjatë mandatit të parë të saj, por gjithashtu edhe për atë çka duhet të pritet për katër vitet e ardhshme.
Ka diçka për Kondin
NSC u krijua në vitin 1947, si mekanizëm koordinues për të siguruar Presidentin që të siguronte beneficin e pikëpamjeve të anëtarëve kryesorë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare – një reagim ndaj stilit menaxhues me dorë të hekurt ad hoc të Presidentit Frenklin Ruzvelt. Stafi i tij qe i pakët dhe joinfluent. Influenca e NSC u rrit në mënyrë modeste gjatë dekadave të para të tij, por u shfaq si qendër unike pushteti gjatë viteve ’70 nën lidershipin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare, që e modeluan atë si një institucion modern: Henri Kisinger, Brent Skoukroft dhe Zbigniev Brzezhinski.
Qysh nga ajo epokë, pushteti i NSC ka pasur ulje dhe ngritje, por tendenca ka qenë në favorin e tij me këshilltarët e fundit të sigurisë kombëtare që i eklipsojnë homologët e tyre përkatësisht në Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes. Si pjesë e zyrës ekzekutive të Presidentit, NSC operon me një liri të pazakontë krahasuar me pjesën më të madhe të agjencive të kabinetit. As këshilltari i Sigurisë Kombëtare, as ndonjë anëtar i NSC-së nuk konfirmohen nga Senati.
Si i tillë, NSC si entitet nuk është subjekt mbikëqyrjeje kongresuale, megjithëse nëpërmjet saj tani ushtrohen shumë prej funksioneve politikëbërëse dikur të rezervuara për Departamentin e Shtetit. Në të vërtetë, ajo është bërë një rezervat për ato aktivitete që një administratë dëshiron t’i kryejë përtej këqyrjes kongresuale, ndërsa vendi mësoi për shqetësimin kolektiv të tij me zbulimet e “operacioneve” NSC të Admiralit Xhon Poindekster dhe Kolonelit Oliver North gjatë viteve të Reganit. Fuqia e NSC është zgjeruar qysh nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, ndërsa kufizimet kritike lidhur me operacionet e saj janë hequr ose reduktuar. Virtualisht çdo vendim i madh i marrë gjatë 45 viteve të para të ekzistencës së NSC-së influencohej nga llogaritja se cili do të ishte reagimi sovjetik.
Sot, Shtetet e Bashkuara operojnë si një superfuqi e vetme e çliruar nga konsiderata të tilla. Politikëbërësit nuk duhet të jenë më të preokupuar me pasojat e veprimeve të tyre përtej faktit se si u përgjigjen audiencat e tyre të brendshme dhe bile ky kufizim u zvogëlua me qëndrimin kombëtar që u zhvillua në valën e sulmeve të 11 shtatorit. E tillë qe panorama kombëtare që karakterizoi kohëzgjatjen e Kondolica Raisit si Këshilltare e Sigurisë Kombëtare. Në këtë rol jetik, ajo qe më afër me Presidentin, të cilit i shërbeu. Sipas të thënave të saj, ajo kalonte shpesh 6 apo 7 orë në ditë bashkë me Presidentin, por ajo qe gjithashtu një anëtare jozyrtare e familjes Bush, me kabinën e saj në Kemp Dejvid, duke shkuar si e ftuar e rregullt në darkat e së dielës dhe duke ndenjur me Presidentin dhe familjen e tij gjatë pushimeve.
Pikëpamja e saj për presidencën dhe idetë e saj lidhur me faktin se si krahu ekzekutiv planifikohej të funksiononte, ashtu siç për shumë anëtarë të ekipit Bush, erdhi nga përvoja e saj si punonjëse e NSC gjatë Administratës së Xhorxh H.Bushit dhe në mënyrë të veçantë nga maturimi i saj në krah të Skoukroftit, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Bushit Plak dhe njeriut, të cilit NSC-ja i është mësuar në shkollë si model organizimi dhe menaxhimi. Rais ndodhet në qendër të çarjes brenda Administratës, e tërhequr midis mentorit tradicionalist dhe Presidentit transformacionalist të saj.
Ky krah i hekurt ka prodhuar shkëmbime të tendosura të vazhdueshme midis Raisit dhe Skoukroftit, lidhur me kritikën e tij për politikën e Administratës në Irak. Si rezultat, njeriu që bashkëshkroi kujtimet e Bushit Plak ka qenë i “dënuar” nga qarqet këshilluese të djalit të tij (përfshi vendimin e fundit për të mos e riemëruar atë si kren e Bordit Këshillmor të Politikës së Inteligjencës të Presidentit). Kur Rais flet për Presidentin, nuk ka asnjë grimcë dykuptimësie. Ajo është thelbësisht besnike, me pjesë të barabarta admirimi dhe përkudjesjeje. “Ky President, deklaron ajo, është më strategjik se çdo President tjetër me të cilën kam pasur të bëj”.
Nganjëherë, diçka në inteligjencë do t’i shkrepë dhe ai do shpërthejë në çështjet strategjike. Bëjmë shumë të tilla në Kemp Dejvid ose në ranç. Do të jemi thjesht të ulur duke bërë ndonjë fjalëkryq dhe, papritmas, ai do të thotë: “E dini, po mendoja.... situata e Kinës...”. Kjo është diçka që nuk është e kuptueshme shumë mirë për Presidentin dhe, deri kur të mos uleni me të në Sallën Ovale, nuk mund t’ia shikoni”.
Njëlloj, Kolin Pauell, paraardhësi i Raisit në Fogi Botëm, që ka shërbyer në të dyja administratat Bush, sheh një kontrast të fuqishëm midis babait dhe djalit: “Bushi 43 është si Bushi 41 në atë që është i gatshëm të veprojë, por [41] kishte një proces më të matur, ndërsa 43 drejtohet më shumë nga sistemi i fuqishëm inercial i navigimit sesa nga intelekti. E di atë që do dhe ajo çka do të dëgjojë është mënyra se si ta bëjë”. Ata që e njohin mirë Presidentin sugjerojnë se vendosmëria e Xhorxh U.Bushit mund t’i atribuohet – pjesërisht – një pushteti më të madh. Skoukrofti u përmend vitin e kaluar se kish thënë: “Është e mundur që transformimi që ndodhi me 11 shtatorin dhe Presidenti aktual, i cili është një person mjaft fetar, megjithëse se pati diçka unike, në mos hyjnore, rreth një katastrofe si ajo e 11 shtatorit që ndodhi kur ai qe President. Kjo që në njëfarë mënyre përgatitej të ndodhte dhe misioni i tij është që të përballet me luftën kundër terrorizmit”.
Por, siç vëren gjithashtu Skoukrofti, problemi me besimet absolutiste “është se ato mund të të fusin në kurthe, në të cilat qëllimet justifikojnë mjetet. Mund të jetë e rrezikshme të besosh se motivet e njërit janë aq fisnike aq sa që për pasojë gjithçka ne bëjmë bëhet siç duhet, sepse ne po e bëjmë për një kauzë të mirë”. Implikimi paradoksal është i qartë: nga dobësimi i marrëdhënieve tradicionale me aleatët tek Abu Ghraibi, sa më pak ambiguitet moral të keni në pikëpamjen e përgjithshme, aq më shumë mund të justifikoni në veprimet tuaja.
Një tjetër problem me këtë qëndrim, sipas Skoukroftit, vjen nga fakti që “në qoftë se ju besoni se po ndiqni të mirën absolute, atëhere është mëkat të shkëputesh prej saj”. Që nënkupton se absolutizmi krijon pranga të rrezikshme politike ose, në mënyrë alternative, i lë Shtetet e Bashkuara të hapura ndaj akuzave për hipokrizi. “Për shembull”, vëren Skoukrofti, “në mbështesim eksportin e demokracisë dhe akoma e gjejmë veten duke përkrahur një numër liderësh, që nuk janë aspak demokratë që të avancojnë politikat e tyre, apo edhe të përhapin demokracinë tjetërkund. Nuk mund të argumentoni për absoluten dhe pastaj të praktikoni pragmatizmin, pa e lënë veten të hapur për kritika”.
Në numrin e ardhshëm:
-Njeriu “Më mizor” – “beteja” brenda Administratës
-Fuqia prapa Fronit – Roli i Dick Cheney
-Bush II – Pjesa e dytë