Nako Spiro shpif kundër Enverit tek Tito
18/03/2005 Pse u takua Enveri me Stalinin në Moskë? Cila ishte biseda midis tyre për historinë e popullit shqiptar? Si e njihte udhëheqësi sovjetik origjinën e shqiptarëve?
Pse Jugosllavët e panë me xhelozi takimin e Enverit me Stalinin? Viti i kthesës 1948.
Pse shkoi Nako për të takuar Titon? Çfarë i tha për Enver Hoxhën?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Një provë e natyrshme për të vërtetuar drejtësinë e rrugës së zgjedhur nga udhëheqja shqiptare ishte diskutimi për problemet e vendit me udhëheqjen sovjetike gjatë vizitës së parë zyrtare në Moskë të delegacionit qeveritar të RPSH-së, të kryesuar nga E.Hoxha, në korrik të vitit 1947. Takimet me Stalinin dhe Molotovin kishin më tepër karakter informues. Veç kësaj, nëse Hoxha i tregonte për luftën e popullit shqiptar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, për luftën me kundërshtarët e regjimit, për rimëkëmbjen e ekonomisë popullore dhe për vështirësitë ekonomike që lidheshin me të, Stalini e befasonte me dijet e veta për origjinën e popullit shqiptar, për popullin më të vjetër të Ballkanit, siç u shpreh ai, duke shfaqur mendimin për mundësinë e afërisë së gjuhës shqiptare me atë baske. Stalini e pyeti për jetën e popullit, për problemet fetare, për gjendjen e fshatarësisë, për zejtarinë, për naftën, për shtresat minerare. U diskutuan dhe disa probleme të politikës së jashtme lidhur me luftën civile në Greqi dhe intrigat e bllokut anglo-amerikan.
Miratimi i politikës së PKSH-së u materializua me marrëveshjen për t’i dhënë Shqipërisë një ndihmë thelbësore me kredi, pajisje industriale dhe përgatitje specialistësh. Anëtarët e delegacionit: presidenti i Komisionit të Planit, Spiro Koleka, ministri i Financave, Abdyl Këllezi, ministri i Tregtisë së Jashtme, Kiço Ngjela, të cilët kishin mbërritur më parë në Bashkimin Sovjetik, u pritën me përzemërsi në dikasteret dhe entet e ndërsjellta. Shqiptarët u larguan me një marrëveshje me kushte fort të pëlqyeshme për një kredi prej 6 milionë dollarësh amerikanë, që për kohën ishte e përmasave kolosale. E.Hoxha, të cilin deri në atë kohë Stalini e njihte sipas opinionit dashamirës të Titos, fitoi përkrahjen dhe simpatinë e udhëheqësit. Në takimin e fundit, duke shprehur kënaqësinë e thellë për përfundimet e vizitës dhe gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë edhe në të ardhmen, Stalini tha: “Duhet të krijoni kuadrot tuaja kombëtare dhe të kini parasysh se specialistët që kemi dërguar ne, duhet të kthehen së shpejti në atdhe. Shqipëria duhet të qëndrojë mbi këmbët e veta”.
Më 11 gusht të vitit 1947, pa asnjë lidhje të dukshme me çastin aktual, pasi kishin kaluar gati tre vjet nga çlirimi i Shqipërisë, E.Hoxhës iu njohën më në fund meritat e veta ushtarake, duke u nderuar nga qeveria sovjetike me urdhrin e Suvorovit të klasit të parë.
Viti i kthesës 1948
Vizita e delegacionit qeveritar shqiptar në BRSS, në korrik të vitit 1947, nuk kaloi pa u vënë re në Beograd. U ndje kërcënimi për “monopolin e miqësisë” me Shqipërinë, i vendosur në marrëdhëniet e ndërsjellta midis dy vendeve, i nxitur, sipas tyre, nga pala sovjetike. Në bisedën me ambasadorin sovjetik në Beograd, A.J.Llavrjentjevin, më 18 gusht, Titoja kërkoi prej tyre të bënte me dije qeverinë sovjetike për sjelljet jonormale, sipas pikëpamjes së tij, të disa udhëheqësve shqiptarë në lidhje me Jugosllavinë, që ishin shfaqur fill pas vizitës në Moskë. Ata paskëshin thënë se, “Jugosllavia dëshiron të verë dorë mbi Shqipërinë me një çmim të lirë, se Jugosllavia premton shumë, por praktikisht nuk jep asgjë! Kurse Jugosllavia ka dhënë një ndihmë të madhe, nisur nga interesat e popullit shqiptar”. Veç kësaj, “ajo është e interesuar për Shqipërinë si për një pikë shumë të rëndësishme gjeografike dhe strategjiko-ushtarake”.
Titoja gjeti dhe fajtorin kryesor. Ky, sipas mendimit të tij, ishte anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKSH-së dhe ministri i Ekonomisë, Nako Spiru, i cili ndiqte politikën e largimit të Shqipërisë nga Jugosllavia. Një vit më parë, në një bisedë me Titon, Nako Spiru kishte shpifur haptazi aq shumë kundër Enver Hoxhës, saqë udhëheqësit jugosllav i qe dashur t'i dilte në mbrojtje. Titoja mendonte se nuk duheshin lejuar mosmarrëveshje midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, prandaj duhej të bindeshin shqiptarët se ndihma e Bashkimit Sovjetik nuk synonte largimin e Shqipërisë nga Jugosllavia, por afrimin e dy vendeve fqinje, ndërsa për ata, të cilët nuk e kuptojnë këtë (d.m.th. Spiru), duhej të dorëzoheshin për t’i larguar.
Ftohtësia në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, që u bë e dukshme pas vizitës së Hoxhës në Moskë, ishte ndjerë edhe më parë. Në muajt e parë pas çlirimit, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, veçanërisht në sferën e politikës së jashtme, ishin të plotë. Jugosllavia e njohu e para qeverinë e përkohshme demokratike të Shqipërisë dhe nënshkroi me të traktatin për miqësinë dhe ndihmën e ndërsjelltë (dhjetor i vitit 1945). Vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, kreu i qeverisë, E.Hoxha, e bëri në Jugosllavi, në qershor të vitit 1946. Atje ai u dekorua me urdhrin e parë të huaj, urdhrin jugosllav të heroit të popullit.
Marrëveshjet ekonomike, të nënshkruara në ato vite, bazoheshin mbi besimin e ndërsjelltë. Por praktika e realizimit të tyre zbuloi prirjen e udhëheqjes jugosllave për paternalitet e për të imponuar pikëpamjet e veta. Këshilltarët dhe specialistët jugosllavë në Shqipëri, që aty nga fundi i vitit 1947 arrinin në rreth 1000 veta, përhapnin me këmbëngulje modelin socialist të organizimit të shoqërisë, sipas mendimit të tyre. Në njëfarë mënyre, Hoxha i qe ankuar Çuvahinit, që jugosllavët mendojnë se çdo gjë që ata thonë duhet të përmbushet pa kushte, sepse “ata në çdo gjë, madje, edhe në çështje të vogla tregtare shohin “socializmin” dhe i mbysin shqiptarët me citate nga Marksi dhe Engelsi, por ama pa harruar interesat e veta dhe duke lënë mënjanë interesat e popullit shqiptar”.