E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtëpia publike, në pranga dy femra

18/03/2005  Policia ndalon edhe dy klientë

DURRËS - Ndërsa janë bërë publik emrat e gruas që kishte liruar

shtëpinë për qëllime prostitucioni, si dhe të femrës që ushtronte prostitucion kundrejt shpërblimit, që shkonte deri në 3000 lekë në natë, policia nuk ka dhënë asnjë hollësi për personat të cilët janë zënë në flagrancë brenda në banesë.

Reagimet e ashpra të disa familjarëve i kanë dhënë fund prostituimit në pallatin afër qendrës së Durrësit dhe arrestimit të dy femrave, ndërkohë që mësohet se janë ndaluar edhe dy meshkuj.

Disa qytetarë të lagjes numër 3 të qytetit të Durrësit kanë ngritur shqetësimin e ekzistencës së një apartamenti ku ushtrohej prostitucion, duke nxitur agjentët e policisë të mbajnë nën vëzhgim dy femra, që më pas janë vënë në pranga.

Burime nga policia deklarojnë se kanë arrestuar 50-vjeçaren B. Isufi, pasi ajo kishte vënë në dispozicion të një 22-vjeçareje

shtëpinë e saj. Sipas policisë, gruaja e lindur në Tepelenë dhe banore në lagjen nr.3, siguronte klientelë për 22-vjeçaren B. Selimi edhe kjo banore e Durrësit, që është arrestuar teksa ajo ushtronte prostitucion.

Policia nuk bën të ditur se sa kohë kishte që në shtëpinë e Isufit, nënë e dy fëmijëve, strehohej 22-vjeçarja, ndërkohë që banorët thonë se banesa njihej si e tillë prej së paku dy viteve. Madje, persona që nuk kanë pranuar të identifikohen pohojnë se klientela gjendej para bashkisë së Durrësit jo shumë larg banesës së 50-vjeçares.

Ky është i dyti rast brenda këtij viti që familjarët reagojnë ndaj shtëpive publike në qendra të banuara. Në muajin shkurt kanë qenë disa banorë të vendosur në pjesën veriore të Kënetës, në afërsi të Shkozetit ata që protestuan për ekzistencën e një shtëpie publike dhe që pasi me arrestimin e dy të rinjve, por jo të femrave, pasi ata nuk janë kapur në flagrancë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›