E Hënë, 2 Nëntor 2026

“U fola njerëzve dhe shtanga të majtën”

18/03/2005  Berluskoni, dy ditë pas tymnajës së deklaratave të tij mbi Irakun

“George i zemëruar? Jo, aspak, madje bëmë shaka dhe qeshëm”

Atë fjalë, në lidhje me fillimin e një tërheqjeje të mundshme, “në shtator”, thënë në televizion, Berluskoni e kishte menduar gjatë. Dje ka qenë vetë Kryeministri i Italisë, që në konfidencë i ka rrëfyer një miku të tij: “Për çështje si ajo e Irakut, duhet t’u flasësh drejtpërdrejt njerëzve, duhet komunikim i drejtpërdrejt”

“Bush më telefonoi për të më njoftuar në lidhje me kandidatin e tyre në Bankën Botërore, isha unë që i fola për Irakun, duke i shpjeguar se shtypi gjithmonë punon rrengje, shkëput një fjalë dhe injoron pjesën tjetër të kontekstit. E di si m`u përgjigj Bushi? Me një të qeshur të zhurmshme e shumë të sinqertë, duke më thënë se nuk ka asnjë dyshim për mirëkuptimin tonë”.

Kush ka menduar për ndonjë fjalë të tepërt, të lëshuar nën trysninë e pyetjeve të Bruno Vespës, ka nënvlerësuar psikologjinë e Kryeministrit italian. Atë fjalë në lidhje me fillimin e një tërheqjeje të mundshme, “në shtator”, thënë në televizion, Berluskoni e kishte menduar gjatë. Aq ka menduar, sa edhe vendi, “salloni televiziv” më i ndjekur në Itali ishin zgjedhur me dëshirë. Dje ka qenë Kryeministri i Italisë, që në konfidencë i ka rrëfyer një miku të tij: “Për çështje si ajo e Irakut, duhet t’u flasësh drejtpërdrejt njerëzve, duhet komunikim i drejtpërdrejt”.

Pak rëndësi ka që e majta ka protestuar, që Fassino ka folur për grusht institucional ndaj Parlamentit, që në Romë, ashtu si edhe në Londër, të martën në darkë ndokush ka kërcyer përpjetë nga karrigia. Berluskoni dëshironte që “të hynte” në shtëpitë e italianëve me anë të këtij argumenti. Dëshironte të risiguronte zgjedhësit, pas disa javë lajmesh të këqija. Objektivi i tij ishte të kthente faqe, të fillonte të fliste për “mision të përfunduar”, siç e ka etiketuar dje publikisht, dhe këtë e bëri. Pra, zhvillim ka patur. Natyrisht, nuk ka qenë një zhvillim në politikën e jashtme, siç nxitoi të saktësojë, që nga Brukseli, Gianfranco Fini. Dhe as ekskluzivisht ushtarake, sepse ajo e kryetarit të qeverisë së Italisë, siç ka shpjeguar dje gjatë një dite thellësisht konvulsive, është vetëm një “shenjë”.

Një shenjë mëse e bazuar, të cilën e kanë parë dhe përballur edhe aleatët, dhe që vetëm sa afron me disa muaj rishikimin e mandatit të forcës shumëkombëshe, të parashikuar për në dhjetor. Në përputhje me këtë kanë qenë edhe fjalët e djeshme të ministrit të Jashtëm britanik, Jack Straw: “Mandati i forcave shumëkombëshe skadon në dhjetor. Eshtë normale që të thuash që në shtator do të shqyrtojmë edhe një herë nivelin e trupave”. Pra, lajmi është mbi të gjitha komunikativ, Kryeministri dëshiron që italianët të dinë që do të largohemi nga Iraku, dhe që kjo mund të ndodha brenda disa muajve, jo viteve. Dhe së fundi, një është shenjë e politikës së brendshme.

Askujt nuk i ka shpëtuar fakti që Unioni i Prodit ka mbetur i shtangur. E konfirmonte dje Marco Minniti, që pranoi konceptin e paparashikueshmërisë së Kavalierit. Dhe më pas, nuk ka vonuar ta konfirmojë vetë Presidenti i Këshillit të Ministrave, që, duke folur me një bashkëpunëtor të tijin, zbuloi një tjetër aspekt të deklaratës. Pa bërë shumë lojë fjalësh, Kavalieri i ka thënë se “i hoqëm nga duart një argument të majtës”.

Sigurisht, gjithçka e ka një çmim. Thonë se askuh nuk ishte informuar. Që në Farnesina nuk dinin gjë fare. Që zyra diplomatike në Pallatin Chigi, të martën në mbrëmje kaloi një orë të tërë, duke i shpjeguar si Uashingtonit ashtu edhe Londrës, që nuk ka asnjë ndryshim strategjie, që fjalët e Kryeministrit nuk ndryshonin asnjë presje në qëndrimin italian.

Por, në sytë e Berluskonit të gjithë këto janë detaje, përcjellja e mesazhit ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Për pjesën tjetër, siç i ka rrëfyer vetë Kryeministri një ministri të qeverisë së tij, bashkëbisedimi me Bushin kishte qenë shumë i përzemërt: “Më telefonoi për të më njoftuar në lidhje me kandidatin e tyre në Bankën Botërore, isha unë që i fola për Irakun, duke i shpjeguar se shtypi gjithmonë punon rrengje, shkëput një fjalë dhe injoron pjesën tjetër të kontekstit. E di si m`u përgjigj Bushi? Me një të qeshur të zhurmshme e shumë të sinqertë, duke më thënë se nuk ka asnjë dyshim për mirëkuptimin tonë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›