Brenda javës ratifikimi nga Holanda e Portugalia
Autori i Lajmit: red.
Senati i Holandës pritet të ratifikojë të martën e ardhshme Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Burime zyrtare nga Kuvendi njoftojnë se ky ratifikim është përfshirë në rendin e ditës së seancës së datës 17 shkurt 2009. Pas këtij votimi mbeten vetëm dy vende anëtare të NATO-s që priten ta bëjnë këtë ratifikim: Greqia dhe Portugalia, Kryetari i Parlamentit të së cilës, Jaime Gama, i ka premtuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, se ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO do të bëhet të premten e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009