“Qeveria, zyrtarisht e pandehur për Gërdecin”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste kritikon kundërdeklarat e Qeverisë për një sërë akuzash të saj. Deputeti socialist Taulant Balla pohoi dje se, siç ka rezultuar dhe do të rezultojë edhe më çështje të tjera, PS ka pasur gjithmonë të drejtë në akuzat e ngritura, sepse për rastet e denoncuara qoftë institucionet e së drejtës në vend, qoftë struktura ndërkombëtare të hetimit, por edhe media ndërkombëtare, kanë zbuluar lidhjet e drejtpërdrejta të korrupsionit me Sali Berishën. “Ne ju thamë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë vjedhur 230 milionë euro. Dhe kështu doli, Luli është nën akuzë, sepse shqiptarëve u janë vjedhur 230 milionë euro. Ne drejtuam gishtin tek Sali Berisha, se ai dhe familjarë të tij po përvetësojnë dhe shesin bregdetin shqiptar. Dhe kështu doli, Paneli i Investigimit të Bankës Botërore dhe mediat amerikane denoncuan dhëndrin e Sali Berishës dhe vetë Sali Berishën për shpërdorime në projektin e studimit "Për bregdetin jugor të Shqipërisë”, - renditi Balla akuzat. Sipas tij, një tjetër çështje ku u vërtetuan akuzat e socialistëve është ajo e Gërdecit. “Dje Qeveria u thirr zyrtarisht e pandehur. Dje është thirrur e pandehur e gjithë Qeveria aktuale. Që dje ish-ministri i Mbrojtjes, drejtpërsëdrejti, dhe Sali Berisha, moralisht, janë zyrtarisht të pandehurit e këtij krimi”, - tha ai. Balla shtoi se po kaq i vërtetë është dhe deklarimi i selisë rozë se Sali Berisha po na turpëron në sytë e gjithë botës. Deputeti socialist tha se shembull konkret për këtë është lajmi i Nju Jork Tajms-it se Qeveria e Shqipërisë, Kryeministri, ishin pjesë e një trafiku ndërkombëtar armësh. Po kaq e rëndë sipas tij, është dhe lidhja mes Qeverisë shiptare dhe serbo-boshnjakut Damir Fazliç. “Numërimi juaj mbrapsht ka filluar. Skandalet tuaja, për fat të keq, e turpërojnë Shqipërinë çdo ditë. Fundi i tunelit është shumë afër. Kanë mbetur edhe 136 ditë”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009