E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lufta ndaj krimit, policia po humbet betejën ”

Autori i Lajmit: red.
Strukturat e Policisë së Shtetit po humbasin përditë e më shumë efikasitetin e tyre në luftën kundër krimit, prandaj ky i fundit ka tregues në rritje dhe siguria në vend është tashmë e zbehtë. Këtë shqetësim të Partisë Socialiste e ka përcjellë dje në seancën plenare deputeti socialist Pirro Lutaj. Sipas tij, këtë fakt e tregoi më së miri atentati i para pak ditëve ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. “Ky realitet dëshmon qartë se si po dimensionohet forca dhe aftësia goditëse e krimit të organizuar mbi shtetin dhe qytetarinë e këtij vendi. Janë disa ngjarje tronditëse që kanë ndodhur gjatë këtij viti, ngjarje që lidhen jo vetëm me vrasje mafioze, me korrupsion mafioz, me dhunë dhe deri djegie klasike mafiozësh nëpër makina dhe banesa. Të gjitha këto ndodhi janë tregues i rrezikut eminent që ofron krimi i organizuar, strukturat kriminale dhe bashkëpunimi i segmenteve të inkriminuara”, - tha Lutaj.

Ky lajm është publikuar: 13/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›