Ushtarët në terren për të dhënë ndihmë mjekësore
Autori i Lajmit: red.
Intoksikimi me fostoksinë, drogë, alkool si dhe traumatizimi nga aksidentet, përbëjnë rastet më të shpeshta që trajtohen në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas statistikave numri më i lartë, i pacientëve që humbin jetën , i përkasin intoksikimit, ku vetëm për vitin 2008 janë shënuar 20 vdekje nga helmimi me fostoksinë. Pjesa dërrmuese janë femra. Për të ulur numrin e pacientëve që humbin jetën do të zbatohet një projekt i cili do të trajnojë në terren edhe ushtarët që janë të punësuar në spital.
Statistikat
Spitali Ushtarak Qëndror Universitar mbetet një nga qendrat shëndetësore që përballon numrin më të madh të pacientëve, jo vetëm në shërbim të ushtarakëve, por edhe të civilëve. "Puna është e përditshme dhe po t i referohem vitit që shkoi, në spitalin ushtarak u vizituan rreth 35 mijë veta, 18 mijë prej të cilëve jashtë misionit tonë", tha dje në një intervistë për ATSH-në drejtori i këtij spitali, Bedri Mihaj. Spitali që ndodhet në perfieri të kryeqytetit, në Laprakë, përmbush kërkesat për shërbim ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por dhe të politraumës dhe toksikologjisë klinike. Volumi më i madh është ai i të traumatizuarve, nga aksidentet automobilistike, plagosje me armë zjarri dhe të ftohta, rënie nga lartësitë, etj. Sipas Mihaj misioni i këtij spitali është shërbimi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, detyrimi ndaj Forcave të Armatosura, oficerëve aktivë, ish-ushtarakëve dhe familjarëve të tyre, trupit diplomatik, personave VIP, si dhe trajtimit të politraumës dhe toksikologjisë klinike.
Politrauma
Puna voluminoze në këtë institucion është sistematike, e përditshme, pasi pret çdo ditë persona të aksidentuar dhe të intoksikuar, kryesisht me fostoksinë, drogë, alkool, etj. Volumi më i madh është ai i të traumatizuarve nga aksidentet automobilistike, plagosje me armë zjarri dhe të ftohta, rënie nga lartësitë, etj, ç ka bën që situata në urgjencën e politraumës të jetë e ngarkuar, ndërsa ekipet mjekësore në gatishmëri të plotë çdo ditë. “Volumi kryesor i punës nuk është vetëm urgjenca, pasi peshë zë puna e planifikuar dhe shkencore me stafe të caktuara, si dhe ndihmohet popullsia në drejtim të problemeve shëndetësore, që nuk janë mision i këtij spitali. Parimi i Hipokratit që të pritet çdo i sëmurë që hyn tek dera e spitalit, është absolut për ne, edhe pse kjo rëndon pak koston si institucion,” tha Mihaj.
Buxheti
Drejtori Mihaj u shpreh i kënaqur lidhur me buxhetin e akorduar për spitalin, për të mbuluar traumën dhe misionin e ushtarakëve, por shtoi se “duke u rënduar me vizita ambulatore të karakterit të patologjisë klinike, sjell edhe vështirësi. Ne jemi përpjekur të menaxhojmë saktë çdo bazë materiale dhe fond dhe ia kemi arritur qëllimit”. Sipas tij buxheti i Spitalit Ushtarak, i cili nga viti 2006 e deri më sot është trefishuar, është unik dhe jo i ndarë midis degëve. Vetë drejtuesit e tyre bëjnë planifikime të sakta, ndaj ndarja e tij bëhet mbi këtë bazë. Kështu, vjet, për Institutin Kërkimor të Mjekësisë Ushtarake janë shpenzuar mbi 48 milion lekë për rikonstruksionin dhe po priten ndihmat nga Hollanda për pajisjen e tij, deri në manekinë elektronike, që do të shërbejnë si mjet eksperimental për trajnimin e ekipeve mjekësore, që nga ushtari që do të japë ndihmën e parë në terren, deri tek mjeku specialist.
Ngarkesa e stafit mjekësor
“Puna është e përditshme. Në 2008 në spitalin ushtarak u vizituan rreth 35 mijë veta, prej të cilëve, 18 mijë jashtë misionit tonë. Në shërbimin e urgjencës u pritën 10 mijë urgjenca prej të cilëve u operuan rreth 900 vetë, krahas rreth 4700 të planifikuar. Edhe pse numër kaq i madh, çdokush ka gjetur mbështetjen e duhur mjekësore. Pavarësisht vështirësive, rezultatet e vitit 2008 ishin shumë më të mira se 2007. Punë voluminoze është bërë në bllokun e sallave me shërbime të politraumës. Shumë e madhe ka qenë puna në reanimacionin, ose terapinë intensive, ku u trajtuan mbi 900 vetë në gjendje shumë të rëndë. Pavarësisht se patologjia, apo dëmtimi ishin serioze për jetën e tyre, vdekshmëria ka qenë më e ulët, krahasuar me vitin 2007,” pohoi Mihaj.
Rastet fatale
Raste fatale kanë qenë rreth 20, te toksikologjia për personat që përdorin fostoksinë, që sot është e padominueshme ende nga mjekësia. “Ne do t a vazhdojmë këtë mision, pasi kemi krijuar eksperiencë shumë e mirë në këto 16 vjet, që nga zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave, që e ktheu dhe në qendër të politraumës. Ne kemi dhënë prova dhe kemi krijuar eksperiencë të kënaqshme në një mision, që nuk e kryen asnjë institucion tjetër shëndetësor i vendit,” tha më tej drejtori Bedri Mihaj.
Parandalimin e epidemive
IKMU (Instituti Kërkimor i Mjekësisë Ushtarake) është degë kryesore e këtij spitali që ka rol kryesor profilaksinë, mbrojtjen e shëndetit të ushtarakëve, depistimin masiv në reparte, kontrollin fiziko-shëndetësor dhe mjekësor të gjithë kontigjenteve të ushtarëve aktivë. Sipas Mihaj kontrollohen në mënyrë sistematike gjatë shërbimit të detyrueshëm, kontrollohen studentët në shkollat ushtarake, ushtarët aktivë të FA, që shkojnë në misione në kuadrin e Alencës Euro-atlantike. IKMU merr masa të rëndësishme në fushën epidemiologjike, sidomos për ujin e pijshëm, ushqimin, kushtet e jetesës dhe vaksinimin e ushtarakëve, të nevojshme për një forcë ushtarake të armatosur të një vendi, për të ruajtuar aftësinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. Çdo repart ushtarak në Shqipëri kontrollohet detyrueshëm 2 herë në vit, çdo ngjarje e jashtëzakonshme për një epidemi gripi, apo sëmundje tjetër infektive zgjidhet brenda ditës nga ekipet e specialistëve që shkojnë në grup për të zgjidhur çdo problem në fushën e profilaksisë apo shëndetit të ushtarakëve.
Kontributi në investime
Investime të mëdha janë realizuar nga qeveria norvegjeze përmes NORËAK, e cila ka një kontratë nga viti 2003 me Ministrinë e Mbrojtjes (MM), në përmirësimin dukshëm të hotelerisë, anën funksionale të shërbimeve të caktuara, si sallat e politraumës, radioimazherisë, etj. Ndihmat nga vendet aleate të të strukturës euro-atlantike janë të ndryshme. Kështu, Delegacioni Italian i Ekspertëve, ka ndihmuar përmes donacioneve, kryesisht me investime në rrugë, në parking, ballë-kamera, që do të instalohen së shpejti, por dhe në infrastrukturë, kryesisht aparatura moderne kirurgjiko-urologjike për sallat. Edhe qeveria greke ka investuar në rikonstruksionin e poliklinikës dhe aparaturave të instaluara. Qeveria e hollandës ka investuar në sektorin e fizioterapisë. Qeveria amerikane ka dhënë investime për skanerin, ekografitë si dhe donacione për trajnimin e specialiteteve të mjekëve. Donacione për trajnimin e specialistëve kanë dhënë Italia, Franca, Gjermania me kurset e trajnimit nga 1-1,5 vjet të mjekëve dhe infermiereve në spitalet e tyre. Donacione për bazën materiale dhe aparatura kanë dhënë dhe Gjermania dhe Franca, të cilat me grupe pune i invetarizojmë dhe kolaudojmë në funksion të punës. “Teknologjia përparon, ndaj gjithçka vjen paralel me përkushtimin për projekte dhe specifikime sa më të sakta, lidhur me pajisjen me aparatura të reja. Përmend në këtë kuadër kredinë italiane prej 5 milion euro për modernizimin e Qendrës Kombëtare të Traumës,” bëri të ditur dje, Bedri Mihaj, drejtor i Spitalit Ushtarak.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009