Kosova dhe Shqipëria, model i bashkëpunimit në rajon
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, priti ambasadorin e parë të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili dorëzoi letrat kredenciale të emërimit. “Republika e Kosovës do t i jetë përherë mirënjohëse Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e madhe që na ka dhënë në proceset e përbashkëta që kemi kaluar”, - tha Presidenti Sejdiu gjatë takimit me Laukën. Presidenti Sejdiu, edhe në këtë takim, përsëriti kërkesën e tij për thellimin dhe nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit të gjithanshëm në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke potencuar veçanërisht domosdoshmërinë e zyrtarizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa pasaporta, akt ky që do të ridëshmonte shpirtin e vërtetë evropian të shqiptarëve dhe synimin e tyre për të qenë sa më parë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në proceset e mëdha të integrimeve euroatlantike. Ndërsa ambasadori Lauka rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbështetur Kosovën në të gjitha aspektet në proceset që, siç tha ai, tashmë kanë marrë udhë, pavarësinë, përpjekjet për integrimet euroatlantike dhe për afirmimin e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, i cili një ditë do të ketë vendin e vet edhe në OKB. “Janë të gjitha mundësitë që marrëdhëniet tona të jenë model i bashkëpunimit për tërë rajonin, sepse ne kemi vetëm gjëra që na bashkojnë”, - tha Lauka.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009