Perdhunon 16-vjecaren arrestohet fqinji

Nje 52-vjecar nga fshati Back i Skraparit ka perfunduar ne pranga pasi akuzohet se ka dhunuar seksualisht nje adoleshente
SKRAPAR- Nje 52-vjecar nga nje fshat i rrethit te Skraparit ka rene ne prangat e policise pasi akuzohet se ka ushtruar dhune seksuale me nje te mitur. Burime te Policise se Qarkut te Beratit bejne te ditur se ne oret e para te mengjesit te djeshem eshte beri i munduar arrestimi ne flagrance i shtetasit Sh.K. 52 vjec banor i fshatit Back ne rrethin e Skraparit. Po te njejtat burime pohojne se 52-vjecari akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nje 16-vjecare. Ka qene e mitura e shoqeruar nga prinderit e saj te cilet kane mberritur diten e premte ne policine e qytetit te orovodes ku ka denoncuar fqinjin e saj per kryerje te marredhenieve seksuale me dhune ne banesen e saj.
Adoleshentja e cila ka rene pre e perdhunimit nga 52-vjecari kishte qene per disa ore vetem ne banese pasi familjaret e saj kane shkuar per vizite tek te afermit. Duke perfituar nga ky cast komshiu i tyre i cili banon afer me familjen e 16-vjecares pasi ka vene re qe vajza ndodhej vetem ne banese ka mberritur ne shtepine e saj me pretendimin se donte te takonte kryefamiljarin. Adoleshentja duke qene se e njihte nuk ka hezituar ti hape porten dhe te tregoje se ku ndodhen familjaret duke i dhene detaje.
Ndersa kjo e fundit i ka shpjeguar komshiut te saj per vendndodhjen e prinderve 52-vjecari nuk eshte larguar por me ane te mashtrimit ka mundur te hyje ne banese me pas dhe duke e provokuar te mituren me gjeste te turpshme.
Edhe pse eshte munduar te shpetoje nga 52-vjecari ajo nuk ka mundur dot ta largoje burrin i cili me pas ka ushtruar mbi te dhune seksuale. Pas mberritjes se familjareve ne banese vajza eshte vene re se nuk ndihej mire nga ana shendetesore edhe pse eshte munduar te fshehe te verteten. Te alarmuar nga rrefimi i vajzes se tyre se bashku me kete te fundit prinderit kane mberritur ne policine e orovodes ku dhe kane vendosur te denoncojne aktin e shemtuar te kryer nga 52-vjecari. Menjehere pas marrjes se ketij denoncimi uniformat blu kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te burrit i cili ne ato momente ndodhej ne fshat. Tashme pritet zhvillimi i hetimeve per te zbardhur kete ngjarje ndersa i akuzuari mesohet se do te perballet me vepren penale te kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune.