Brenda vitit 10 mijë pemë të reja në Tiranë

Basha ishte në zonën e Kombinatit, ku në rrugën “Llazi Miho” u mbollën 60 pemë (shumica bli), të cilat zëvendësuan pemët që ishin të dëmtuara e të thara, përgjatë kësaj rruge. Deri tani, në kryeqytet janë mbjellë rreth 3850 pemë.
“Qëllimi ynë është që brenda këtij viti, të mbjellim 10 000 pemë të reja në Tiranë dhe ju siguroj se ky është viti me mbjelljen më të ulët në planifikimin e Bashkisë, për katër vitet e ardhshme, sepse një nga qëllimet kryesore të Bashkisë është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kjo vjen duke zgjeruar hapësirën e gjelbër, hapësirë e cila i është “tkurrur” këtij qyteti për 20 vite me radhë, si rezultat i dendësimit të popullsisë, lëvizjes demografike, ndërtimeve e sigurisht mungesës së një plani Asgjë nuk do të kursehet, për të mbrojtur hapësirat e gjelbra, për t’i zgjeruar ato, për të hapur hapësira të tjera të gjelbra dhe kjo është në fokus, edhe të Planit të ri Urbanistik, i cili që nga lagjet e vjetra të qytetit, tek lagjet e reja dhe tek zonat e mëdha publike, kryqëzimet e rrugët kryesore parashikon 3 dhe 4-fishim të gjelbërimit, të zonave të gjelbra dhe pemëve”, theksoi Kryebashkiaku.
Basha bëri të ditur se aktualisht ka përfunduar 95% e rikonstruksionit të rrugëve më të amortizuara të Tiranës, ndërsa nënvizoi se së shpejti do të çelen prokurimet, për të gjithë projektet madhore të parashikuara në buxhetin e këtij viti. “Kjo përpjekje vjen paralel me përfundimin e punëve në 95% të rrugëve, të cilat u identifikuan nga drejtoritë përkatëse, për riparime të menjëhershme, por kjo punë vjen para çeljes së prokurimeve, për të gjithë projektet madhore të buxhetit për vitin 2012, pra është fillimi i një pune të madhe, e cila do të shikojë ndërhyrjen në të gjithë lagjet e Tiranës, kudo ku jetojnë qytetarët, kudo ku shtrihen hapësirat e tyre të jetës së përditshme dhe natyrisht jo vetëm në qendër , por sigurisht edhe në qendër”, tha Basha. /Start/
2012-03-28 14:17