E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda vitit 2009, zbatimi i projektit të qendrës së qytetit

Autori i Lajmit: red.
Projekti që parashikon shndërrimin e sheshit “Iliria” në Durrës pritet të përfundojë së shpejti dhe bashkia e qytetit do të financojë zbatimin e tij. Kryebashkiaku i qytetit, Vangjush Dako tregon se zbatimi i projektit do të përfundojë në fund të këtij viti. Një studio italiane fitoi të drejten e realizimit të projektit në një konkurs ndërkombëtar pak ditë më parë. Projektideja e paraqitur nga kjo studio parashikon ndryshime të konsiderueshme në këtë shesh, duke nisur gjelbërimin në anën lindore si një vendpushimi i ndarë nga rruga e automjeteve, në pjesën perëndimore një shëtitore në raport me sheshin e xhamisë duke e ngritur nivelin e këtij sheshi. Ndërkaq, në pjesën midis Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës ky projekt parashikon një park. Gjithashtu ky projekt krijon edhe lehtësira për trafikun pasi e kufizon atë pjesërisht në pjesën përpara xhamisë dhe e lehtëson atë në një rrugë të re përballë xhamisë dhe prefekturës.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›