“Nuk do të votojmë asnjëherë buxhetin e Ramës”
Autori i Lajmit: red.
Grupi i këshilltarëve të PD-së, i përfaqësuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka deklaruar nëpërmjet një daljeje publike se grupi i këshilltarëve demokratë nuk do të votojë asnjëherë buxhetin e kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Këshilltari opozitar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Poni, nënvizoi: “Denoncojmë spektaklin e shëmtuar dhe të rrezikshëm që Edi Rama u shiti qytetarëve të Tiranës në vend të buxhetit lokal që ata prisnin. Provokimi, zhurma, kakofonia, mashtrimi dhe rrugaçëria që kryetari i Bashkisë Tiranë shfaqi personalisht, kishin vetëm një qëllim: të fshihnin të vërtetat e hidhura të projektbuxhetit, të fshihnin shkeljet flagrante të ligjit, të cilat i zbuloi Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike. Edi Rama u kap në flagrancë, duke i hequr buxhetit të Bashkisë, të paktën, 14 milionë euro, duke marrë nga projektet për ndërtime rrugësh, shkollash, kopshtesh, qendrash komunitare, parqesh apo lulishtesh, të paktën 14 milionë euro dhe për t i fshehur ato në xhepa të padukshëm personalë. Rama u refuzoi qytetarëve dhe qytetit të Tiranës edhe rreth 14 milionë euro të tjerë që këshilltarët e PD-së propozuan të shtoheshin në buxhetin e investimeve të reja për vitin 2009, duke shkurtuar shpenzimet e pafund të personelit dhe të administratës së fryrë pafund dhe për qëllime personale e elektorale. Blerja e mediave apo deputetëve, apo këshilltarëve, apo partive politike, ose reklamat partiake apo fushatat elektorale nuk kanë lidhje me interesat dhe nevojat e qytetarëve të Tiranës. Megjithë përpjekjet tona si këshilltarë të opozitës, Rama refuzoi t i destinonte këto 14 milionë euro, madje, shkoi deri atje sa prishi votimin vetëm që të mos kthente 14 milionë eurot. Këto 14 milionë euro nuk mund të shkojnë për të ngopur babëzinë e tij. Garantojmë qytetarët e Tiranës se do të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e tyre, në mbrojtje të interesave të tyre për të mos lejuar shpërdorimin apo grabitjen e asnjë qindarke të komunitetit, për të penguar epshet e kryetarit, fatkeqësisht ende në detyrë, të Bashkisë Tiranë. Grupi i Këshilltarëve Demokratë do të rrëzojë kurdoherë buxhetin e Edi Ramës, për të votuar buxhetin që ne propozojmë për Tiranën dhe qytetarët e saj, sepse në vend që t i japë Tiranës buxhetin që meriton, ai po kërkon t i imponojë qytetit buxhetin e tij personal dhe elektoral”, - përfundoi zv.ministri dhe këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ferdinand Poni.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009