Kreu i Këshillit Bashkiak, Dervishaj: “Votimi është zero, sekretariati nuk ka bërë numërim”
Autori i Lajmit: red.
Numërimi me zë të lartë që kryetari i Bashkisë, Edi Rama, u bëri votave të këshilltarëve bashkiakë është shkelje e procedurave që zhvlerëson të gjithë votimin për projektbuxhetin. Ndërkohë që Sokol Dervishi, kryetar i Këshillit Bashkiak, thotë se jo të gjithë këshilltarët kanë ushtruar të drejtën legjitime të votimit. "Votimi i djeshëm, e përsëris dhe një herë, bëhet nul. Ka ndodhur një anomali e pazakontë në mbledhjet e Këshillit, sepse nuk janë respektuar procedurat dhe rregullorja. Neni 19 i rregullores përcakton detyrat e sekretarisë së Këshillit Bashkiak. Pika 2 sqaron që sekretaria ka këto detyra: të njoftojë kryetarin për pjesëmarrjen e këshilltarëve në mbledhje, numëron votat e këshilltarëve që marrin pjesë në votim të hapur dhe njofton kryetarin për rezultatin e tij. Praktikisht, kjo procedurë nuk është zbatuar, sepse kryetari i Bashkisë mori përsipër dhe detyrën e sekretarisë së Këshillit, ndërkohë që në sallë u shkaktua një kaos dhe votimi nuk përfundoi", - tha Sokol Dervishaj, kryetar i Këshillit Bashkiak. Eksponenti i LSI-së ka kërkuar negocim mes palëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje emergjente. Ndërkohë që Dervishaj u shpreh se do të kërkojë votim nominal në mbledhjen e radhës. "Palët të ulen në dialog, të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme, të reflekohet për aq sa është e nevojshme dhe e domosdoshme dhe sa më parë të vijnë përsëri në këtë sallë dhe me një kulturë të ndryshme komunikimi",- vijoi ai. Ditën e martë u votua për herë të dytë për projektbuxhetin e Bashkisë për vitin 2009. Pas katër ore e gjysmë debatesh, votimi u shpall i pavlefshëm.
Rama: “Buxheti i Tiranës u miratua me 29 vota”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka deklaruar të mbyllur kapitullin e projektbuxhetit të vitit 2009. Dje në një konferencë për shtyp, Edi Rama ka theksuar se me 29 vota pro, buxheti i kryeqytetit u miratua mbrëmjen e së martës. “Buxheti u miratua me votat e 7 këshilltarëve të partive të vogla që iu bashkuan 22 votave të PS dhe PSD-së”, - ka theksuar kryebashkiaku Rama. Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Kryetari Edi Rama e konsideron buxhetin e kryeqytetit të miratuar me votat që vetë ai i numëroi. Nga zyrat e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u shprehu mirënjohjen gazetarëve që “i dhanë mundësi publikut të ndjekë nga afër ballafaqimin e akuzave me shfirat dhe faktet” dhe e konsideroi buxhetin të miratuar. "Faleminderit 7 këshilltarëve të forcave të tjera, që së bashku me 22 votat e PS e PSD, çliruan buxhetin duke i dhënë jetë atij". Duke iu drejtuar Berishës dhe Metës, Rama theksoi se nuk ndihet fitimtar i lojës së tyre politike, pasi me çeljen e buxhetit do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Debate të ashpra kanë shoqëruar për rreth katër orë, mbledhjen e tretë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për miratimin e Buxhetit të 2009-ës. Kryebashkiaku Rama e ka cilësuar si një shembull shumë të keq, vonesën për miratimin e buxhetit të 2009-ës për kryeqytetin. Për më tepër i ka quajtur qesharake detajet e kërkuara për mënyrën e hartimit të projektbuxhetit prej grupeve të LSI-së dhe PD-së.
Gjinushi: “Dështoi skenari PD-LSI, buxheti u miratua”
Debati për buxhetin e Tiranës nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi. Ai e ka quajtur të vlefshëm votimin me 29 vota pro dhe ka përshëndetur Këshillin Bashkiak të Tiranës që miratoi buxhetin e qytetarëve për vitin 2009. “Gjithë banorët e kryeqytetit dhe mbarë opinioni publik, panë se si dështoi skenari politik PD-LSI për bllokimin e qeverisjes vendore, dhe posaçërisht, për të goditur modelin më të mirë të kësaj qeverisjeje, të përfaqësuar nga Edi Rama, të mbështetur dhe vlerësuar brenda e jashtë vendit. Ashtu siç parashikohej, klani korruptivo–destruktiv i Monika–Berishës, kaloi në pakicë, rezultat i cili do të konfirmohet edhe në zgjedhjet 2009. Mbrëmë, dhe prej kohësh, shohim një LSI që flet e sillet njëlloj si PD”, - ka folur ashpër Skënder Gjinushi. Duke folur me tone të ashpra kundrejt LSI-së, Gjinushi theksoi se “promotore e trafikut të deputetëve dhe të këshilltarëve mbetet LSI, e cila, si në Kuvend edhe në qeverisjen vendore, nuk respekton kontratën me popullin, pra me votuesit, por bashkëpunon me PD-në në këshillat e qarqeve, ashtu dhe për bllokimin e buxheteteve në bashkitë kryesore, si në Tiranë e Korçë, modele të qeverisjes së suksesshme”.
Ky lajm është publikuar: 05/02/2009