Komisioni i ligjeve miraton amendimet per ligjin per Censusin 2011
Komisioni i ligjeve miratoi sot ndryshimet e ligjit nr. 8669, datë 26.10.2000 “Për regjistrimin e përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave”. Censusi i fundit i popullsisë dhe banesave në Shqipëri është kryer më 1 prill 2001, mbështetur në ligjin e mësipërm, ndërkohë që Censusi tjetër i popullsisë është planifikuar të fillojë më 1 tetor 2011.
Në prezantimin e projektligjit në Komision, Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo tha:
“Ky projektligj i shërben vetëm modernizimit të bazës ligjore për zhvillimin e censusit në Shqipëri. Ky projektligj abrogon anomalitë e ligjit të vitit 2000, vendos ndëshkime të arsyeshme për cilindo që nuk respekton rregullat e censusit dhe nuk tregon korrektesën e detyrueshme ndaj tij, mbron të dhënat personale, siç e lyp ligji kombëtar dhe ligji evropian. Ky projektligj i votuar në Kuvend do të bëjë të mundur që censusi i vjeshtës të jetë cilësor, i besueshëm, i vlefshëm dhe krejt i krahasueshëm me të ngjashmit e tij, me censuset e mbajtura në vendet e BE-së. Ky projektligj nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin etnik apo fetar, siç pretendojnë sharlatanë zhurmatorë, që kanë nakatosur punët që u takojnë dhe duan të përhapin ndotje gjithandej.”
Ndër amendamentet e miratuara sot në ligj vlen për tu përmendur përshtatja e terminologjisë, duke zëvendësuar termin “regjistrim” me fjalën “census”, për t’i dhënë procesit një identitet të unifikuar, në përputhje me fjalorin e gjuhës shqipe.
Një element tjetër i rëndësishëm, që u amendua, ishte shfuqizimi i pikës 3 të nenit 1, të ligjit të vitit 2000. Nëpërmjet këtij ndryshimi synohet të theksohet fakti se të dhënat e mbledhura nga censusi nuk do të përdoren për hartimin e listave zgjedhore si dhe për pasurimin e regjistrave të gjendjes civile.
Projektligji riformulon gjithashtu konceptin për detyrimin ligjor të individëve për t'u përgjigjur. Pra të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët në momentin e censusit ndodhen në territorin e Shqipërisë, janë të detyruar të japin në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme informacionin e përcaktuar si të detyrueshëm në pyetësorët e censusit të popullsisë, të miratuar nga Komisioni Qendror i Censusit.
Projektligji në nenin 9 të tij, garanton ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të grumbulluara të censusit dhe sipas tij të gjithë personat ose autoritetet publike, të përfshira në proceset e censusit, ose që kanë njohuri mbi të dhëna personale, janë të detyruar për ruajtjen e konfidencialitetit edhe pas përfundimit të procesit të censusit. Ligji ngarkon INSTAT për të marrë masa teknike dhe organizative për ruajtjen e informacionit, saktësinë dhe qëndrueshmërinë e të dhënave si dhe bërjen e të dhënave anonime, nëpërmjet fshirjes së elementëve identifikues të individëve në dosjet elektronike.
Projektligji propozoi edhe një rregullim në vendosjen e sanksioneve (gjobave) për kundërvajtjet administrative që ndodhin gjatë procesit të censusit, duke u nisur edhe nga ligjet mbi censusin e popullsisë dhe banesave të vendeve anëtare, apo edhe kandidate të Bashkimit Evropian si Çeki, Slloveni e Kroaci, etj. Neni i ndryshuar përcakton se: “Mosdhënia e informacionit (a) në formë të plotë dhe/ose (b) të saktë dhe të besueshme, të përcaktuar si i detyrueshëm, në përputhje me nenin 4, të këtij ligji dhe personi/at përgjegjës dënohet me gjobë prej 100 000 lekësh; Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit të përcaktuara në nenin 9, të këtij ligji dhe personi/at përgjegjës dënohen me një gjobë prej10 000 deri 50 000 lekë; Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 19, të këtij ligji dhe personi/at përgjegjës dënohen me gjobë nga 15 000 deri 20 000 lekë.