E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD dhe ministria e Drejtesise inspektojne gjykatat ndeshen me shkelje

Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë, në një inspektim të përbashkët, kanë konstatuar shkelje në gjykata.

Janë inspektuar 5 gjykata të rretheve gjyqësore për veprat penale të rënda si vrasjet, trafikimet, shpërdorimi i detyrës etj.

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi se gjyqtarët duhet të zbatojnë të gjitha kompetencat që u jep legjislacioni penal për të përfunduar gjykimin në kohë, si dhe për të ndëshkuar veprimet e paligjshme të çdo pale që zvarrit gjykimin.

Spahiu tha se në raport është rekomanduar një tërësi ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale të lidhura me administrimin e proceseve gjyqësore, kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka inspektuar 166 çështje penale, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka inspektuar rreth 300 çështje penale të kryera në vitet 2007-2008.

Lidhur me masat disiplinore për gjyqtarët që janë konstatuar shkelje ligjore, përfundimet e raportit i kanë kaluar Ministrisë së Drejtësisë si autoriteti i vetëm kompetent për të ndërmarrë apo për të iniciuar procedimet disiplinore kundër tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›