Qendra e Korces kaos trafiku shkak ngushtimi i bulevardit Republika

Fillimi i sezonit turistik dhe kthimi i emigrantëve, kryesisht atyre që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ka shtuar ndjeshëm numrin e mjeteve në qarkullim në Rajonin e Korçës.
Për të menaxhuar fluksin e mjeteve si në akset nacionale, ashtu edhe në qendrat e qyteteve kryesore, policia e qarkullimit ka intensifikuar masat dhe ka rritur numrin e njësive të patrullimit.
Si rezultat i kësaj, qarkullimi në akset që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë-Thanën, pavarësisht mbingarkesës, trafiku është brenda parametrave normalë edhe në orët e pikut.
Duket se më problematike paraqitet situata në qytetin e Korçës,sidomos në qendër, ku ngushtimi i bulevardit Republika nga ana e bashkisë, vështirëson lëvizjen e mjeteve në të dyja kalimet,duke krijuar kaos në trafik.
Përforcimi i masave,të cilat synojnë garantimin e sigurisë rrugore, bëjnë të ditur drejtuesit e Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore,lidhet jo vetëm me shtimin e mjeteve në qarkullim,por edhe me faktin se muajt e verës shënojnë numër të lartë të aksidenteve automobilistike.
Për të rritur sigurinë në rrugë dhe parandaluar ngjarjet aksidentale, policia e qarkullimit bën monitorimin e akseve nacionale përgjatë 24 orëve, duke filluar nga pikat doganore të Kapshticës dhe Qafë-Thanës,të cilat përballojnë edhe fluksin më të madh të lëvizjes së mjeteve.
Policia e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me drejtorinë e rrugëve nacionale janë duke diskutuar edhe hartimin e një grafiku, ku do të përcaktohet orari i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë, me qëllim që ato të mos vështirësojnë lëvizjen e mjeteve të tjera.