Juventus, rekord pa humbje

Juventus ka thyer rekordin e klubit të vjetër 62 vite, për numrin e ndeshjeve pa humbje. Skuadra e Antonio Contes, të dielën barazoi 1-1 në shtëpi me Cagliarin në takimin e xhiros së 18-të në Serie A, dhe vazhdon të jetë e pamposhtur.
Me barazimin dëshpërues ndaj Cagliarit, Juventus theu rekordin e vjetër 62 vite kur skuadra e atëhershme ishte mposhtur në xhiron e 18-të nga Lucchese.
Bianconerët, lider në tabelë, do të mundohen të shtojnë edhe më tepër rekordin. Ata të shtunën janë mysafir të Atalantas.