Importet e skrapit, dyshimet per radioaktivitet
DURRES - Raporti i Keshillit Bashkiak te Elbasanit ben fjale jo vetem per hekurin e perpunuar, qe dyshohet se mberrin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, por edhe per ate qe perpunohet nga furra te shkrirjes se celiqeve ne ish-Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan. Burime nga Autoriteti Portual sh.a ne Durres bejne te ditur, se skrapi me destinacion Elbasanin ka mberritur gjate viteve te fundit ne sasi te konsiderueshme me anije transporti. Portet e ngarkeses ne periudhen 2004-2006 i perkasin jo vetem Turqise (ne vetem nje rast), Marokut dhe Algjerise, por edhe vendeve te shenuara ne "listen e zeze" te radioaktivitetit, si Rusia, Ukraina dhe Kazakistani.
Sipas te dhenave, nga porti me i madh i vendit, gjate kesaj periudhe, qe ka zgjatur pak me shume se nje vit, jane importuar gjithsej 56382 tone skrap metalik ne 21 ngarkesa nga Rusia, Ukraina e Kazakistani dhe vetem 5761 tone skrap metalik i importuar nga Turqia, Maroku e Algjeria. Gjithsej, nga tetori i vitit 2004 deri ne janar te vitit 2006 jane importuar 62 143 tone skrap metalik. Ngarkesat mberrinin me anije dhe shkarkoheshin ne pjesen me te madhe te rasteve ne nje kalate qe administrohej nga ish-Kantieri Detar i Durresit, per t'u transportuar me pas ne rruge tokesore drejt furrnaltave te Elbasanit.
Ne te njejten periudhe kohore jane eksportuar 36 ngarkesa skrapi me nje peshe te pergjithshme prej 40 543 tonesh skrap, te mbledhura ne Shqiperi. Ndersa per importin e skrapit jane perdorur anije me pronesi dhe ekuipazh te huaj, eksporti eshte kryer kryesisht nga anije me flamur, pronar dhe ekuipazh shqiptar. Ngarkesat e skrapit per eksport jane nisur nga nje pjese e posacme e kalates lindore, ne varesi te Autoritetit Portual sh.a. te Durresit dhe kane pasur si destinacion kryesisht furrat e shkrirjes ne Turqi, Itali dhe Greqi.
Ajo qe bie ne sy nga te dhenat e ofruara nga porti i Durresit eshte fakti qe nga territori shqiptar eshte importuar dhe eksportuar njekohesisht nje sasi e konsiderueshme skrapi metalik, i konsideruar nje nder bizneset me fitimprurese ne vend. Por ndersa importet tona jane realizuar kryesisht nga vende te njohura per nivelin e larte te radioaktivitetit, eksportet jane kryer ne pjesen me te madhe ne Turqi dhe vende te Komunitetit Evropian. Skrapi shqiptar ka rezultuar ne kete menyre i pelqyeshem per vendet qe respektojne normat e Bashkimit Evropian, ndersa shkritoret e Elbasanit kane preferuar hekurin e ardhur nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. A.Aliu
Keto jane te gjitha ngarkesat me skrap, te mberritura ne Durres me anije, te cilat kane pasur si destinacion ish-Kombinatin Metalurgjik te Elbasanit ku ndodhen furra shkrirjeje te celikut. Ngarkesat i perkasin periudhes tetor 2004 - janar 2006. Ne te njejten periudhe, nje sasi e madhe skrapi eshte derguar nga porti i Durresit me destinacion furrat e shkrirjes se celiqeve ne Turqi. Eshte vetem nje ngarkese e importuar nga Turqia. Ndonese Ukraina eshte shume prane Turqise ne krahasim me Shqiperine, nuk dihet se pse furrat turke preferojne skrapin shqiptar, ndersa furrat shqiptare ate te ardhur nga Ukraina, Rusia apo Kazakistani.