Breshëri automatiku në qendër të Kucovës, plagoset 22-vjecari
KUCOVË- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kucovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen ‘Llukan Prifti’, ndërsa mësohet se në drejtim të tij është shkrehur një breshëri automatiku. Bëhet fjalë për një 22-vjecar, të identifikuar si Gjergji Zogaj, i cili ishte duke ecur vetëm në rrugë në momentin që është plagosur.
Personi i plagosur është nisur menjëherë drejt spitalit të qytetit të Beratit, ndërsa policia e Kucovës ende nuk jep detaje për ngjarjen, shkaqet e saj dhe autorin e mundshëm të kësaj plagosjeje. Blutë e këtij qyteti thonë vetëm se autori i plagosjes është larguar me një makinë të bardhë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Breshëri automatiku në qendër të Kucovës, plagoset 22-vjecari