Tadici pritet me gurë në Kosovë, ndërhyjnë specialet
MERDAR- Presidenti serb Boris Tadic shkel në Kosovë, qindra kosovarë protestojnë. Situata pas mbërritjes së kreut serb është e tensionuar raportojnë mediat vendase, pasi vendasit tentojnë të bllokojnë qëndrimin e Tadic në Kosovë. Presidenti i Serbisë, ka mbërritur mesditën e sotme në pikën kufitare të Merdarës për të zhvilluar një vizitë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse sllave që kremtohen të shtunën. Mediat kosovare bënë me dije se kreu i shteti serb u shoqërua në Kosovë nën masa të forta sigure. Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për këtë vizitë me kushtin që ajo t’i përmbahet karakterit të saj fetar dhe të mos keqpërdoret për deklarime politike. Në një intervistë për Ria Novosti, Tadic është shprehur se javët e ardhshme do të kërkojë nga vendet me ndikim të botës mbështetje për planin mbi Kosovën, siç është zgjidhja për veriun, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, mbrojtja e pronës etj. Situata e agravuar deri ne mbremje.
TADIC: DO TË PËRÇOJ MESAZHE PAQEJE
Ora 22:00-Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, me të mbërritur në Manastirin e Deçanit, raportohet të ketë shprehur falënderimet e tij për "mikpritjen", duke thënë se ka ardhur "për të përçuar mesazhe paqeje edhe për serbët, edhe për shqiptarët".
"U dërgoj mesazhe paqeje edhe njerëzve të besimeve të tjera, duke dëshiruar të bashkohemi, duke mos hequr dorë nga identiteti ynë, vlerat tona, kisha dhe besimi ynë, duke besuar në paqe", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Tadicit.
"Dua të uroj që populli ynë, kudo që ndodhet, ta gëzojë paqen dhe kjo është ajo që na është dashur në të gjitha këto kohëra", ka thënë Tadic.
TADIC PRITET ME GURE, NDERHYJNE SPECIALET
Ora 20:40-Eskorta e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, dhe e delegacionit që e shoqëron ka arritur tashmë në Deçan. Por, situata nuk eshte paraqitur e qete, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar me gurë eskortën në të cilën ndodheshin zyrtarët serbë, para se të nderhynte policia.
Dardan Molliqaj, aktivist i Vetëvendosjes, u shpreh per Radion, Evropa e Lirë se 20 aktivistë të këtij subjekti kanë marrë plage dhe kanë kërkuar ndihmën e parë mjekësore në Deçan.
Ndërsa kreu i Manastirit të Deçanit, ati Sava Janjic, ka shprehur “shqetësim të thellë” ndaj përpjekjeve të, siç ka thënë, “ekstremistëve shqiptarë” për t’iu bere te pamundur vizitorëve të arrijnë në manastir, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
“Paraqitjet publike të urrejtjes fetare dhe nacionale nga ana e grupeve ekstremiste, të tilla si Vetëvendosja, për fat të keq tregojnë se kushtet në të cilat jetojnë serbët në këtë pjesë të Kosovës, janë larg normales”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e Janjicit.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar të premten në Deçan dhe në Pejë kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Boris Tadic, në Kosovë. Ata kanë bllokuar rrugën ku do të kalonte eskorta e presidentit serb dhe të delegacionit që e shoqëron.
Në orët e mbrëmjes ka ndërhyrë policia speciale e Kosovës për të zhbllokuar rrugën.
Vetëvendosje ka bërë të ditur se 20 aktivistë të saj janë plagosur. Kjo lëvizje ka hedhur poshtë deklaratën e Janjicit duke sqaruar se nuk ka urrejtje fetare as nacionale, por thjesht jane kundër vizitës së Tadicit në Kosovë.
Vetëvendosje gjatë protestës po ashtu ka kërkuar heqjen e targave të Serbisë nga automjtetet që po mbartnin vizitorët, për të respektuar parimet e reciprocitetit, pasi shtetasit e Kosovës nuk mund të futen në Serbi me automjetet që bartin targa të Republikës së Kosovës.
Presidenti serb Tadic po qëndron në Kosovë me lejen e Qeverisë së Kosovës, për të marrë pjesë në liturgjinë festive që organizon Manastiri i Deçanit me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
SHQIPTARËT E DEÇANIT BLLOKOJNË BESIMTARËT SERB
Ora 13:25 Presidenti i Serbisë Boris Tadic, rreth orës 14: 30 pritet të mbërrijë në Manastirin e Deçanit. Mediat kosovare bëjnë me dije se qindra shqiptarë të Deçanit po protestojnë kundër mbërritjes së kreut të shtetit serb, ndërkohë raportojnë për bllokim rrugës për të mos lejuar mbërritjen e Tadic. Mësohet se protestuesit kanë ndaluar një autobus me besimtarë serb dhe është dashur ndërhyrja e forcave të ROSU për të shpërndarë turmën.
ARRESTOHEN 6 AKTIVISTË TË VETËVENDOSJES
Ora12:06 Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar paraditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Besianë, pasi tentuan të bllokonin këtë aks rrugor.
Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i kësaj lëvizjeje Erzen Vraniqi, i cili njoftoi se aktivistët u arrestuan pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit serb, Boris Tadic, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, në Kosovë
TË SHTËNA ARMËSH NË MITROVICË
Ora 11:26 Në veri të Mitrovicës, mbrëmë janë dëgjuar të shtëna armësh që kanë shqetësuar banorët shqiptarë që jetojnë atje. Mësohet se të shtënat kanë të bëjnë me Krishtlindjet ortodokse, ndërsa forcat e sigurisë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore të lumit Ibër. Po ashtu, të shtëna janë dëgjuar edhe në komunat tjera në veri, të banuara me serbë.
PRESIDENTI I SERBISË NË KOSOVË ME HELIKOPTERË TË NATO-s
Ora 9:11 Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pritet të qëndrojë sot në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse sllave që kremtohen të shtunën. Gazeta kosovare Zëri, bëri me dije mëngjesin e sotëm se kreu i shteti serb, bashkë me ambasadorin rus dhe atë bjellorus, të akredituar në Beograd, do udhëtojnë drejt Kosovës me helikopterë të paqeruajtësve të NATO-s.Të njëjtat burime kanë sqaruar se KFOR-i së bashku me EULEX-in do të përkujdesen për sigurinë e afërt të presidentit serb, i cili edhe këtë vit është zotuar se do të vijë për të dhënë deklarata religjioze dhe jo politike. Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për këtë vizitë me kushtin që ajo t’i përmbahet karakterit të saj fetar dhe të mos keqpërdoret për deklarime politike. Presidenti serb pritet të qëndrojë në Patrikanën e Pejës në mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën në mëngjes do të marrë pjesë në liturgjitë fetare në manastirin mesjetar të Deçanit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi tha dje se kërkesa për vizitën është bërë nëpërmjet zyrave ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Beograd e Prishtinë. Vizita e presidentit serb Boris Tadic në Kosovë, ndodh në një kohe kur serbët në veriun e Kosovës kanë vendosur që të organizojnë një referendum, me të cilin qytetarët serb në atë zonë do të deklarohen nëse duan apo jo të pranojnë institucionet e Kosovës.
(da.bo/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vizita e Tadic në Kosovë, arrestohen 6 aktivistë të VV