E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard, ndeshjet e fundit me Lillen

Ylli i Lilles, Eden Hazard ka paralajmëruar largimin e tij nga klubi pas përfundimit të kampionatit në Ligue 1.

“Më kanë mbetur edhe dy ndeshje me fanellën e Lillës”, shkroi Hazard në rrjetin social Twitter, para duelit në udhëtim te Montpellier të shtunën.

Reprezentuesi belg spekulohet se kërkohet nga dyshja e gjigantëve të Premierligës, Manchester United dhe Manchester City. Gjatë këtij sezoni, Hazard ka shënuar 17 gola dhe bëri plot 22 asistime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›