E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breshia ofron 600 mijë euro për Taren

Breshia është në kërkim të një sulmeusi race dhe një nga emrat më të përfolur për repartin e sulmit vazhdon të mbetet Igli Tare. "Na duhet një bomber i madh", pranon presidenti i Breshias Korioni. Golat e shënuar nga Del Nero dhe Manini nuk e kanë kaluar shifrën 4 dhe nuk mjaftojnë për objektivat madhorë të Breshias. "Një si Igli Tare, që nuk e ka kaluar kurrë kuotën 6 në Itali", shkruan gazeta italiane "Breshia Oggi", "dhe që ka luajtur gjithmonë në Serinë A (fillimisht me Breshian, pastaj me Bolonjën dhe së fundi me Lacion), mund të krijojë hapësira të mëdha për ndërhyrje më të rrezikshme të sulmit breshian dhe do të ishte një ndihmë e madhe për Soman". "Lacio nuk do ta lërë të iki lehtë", vazhdon artikulli, ndërsa flitet se edhe vetë sulmuesi shqiptar nuk do të pranojë të luajë të Breshia, pa marrë një pagesë neto prej 600 mijë eurosh në sezon. Lacio kërkon në këmbim të transferimit të Tares edhe kartonin e një lojtari me vlerë në të ardhmen, teksa bëhet fjalë se në shënjistrën e lacialëve janë Stankevicius e Manini.
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›