Bogdani, sërish me numrin e fatit “81” më të cilin shënoi 11 gola

Siena ka kryer ritualin e përvitshëm të ndarjes së numrave që do të mbajnë në fanelë lojtarët e saj. Ashtu si dhe vitin e kaluar, bomebri shqiptar, Erjon Bogdani, ende në forcë më klubin bardhezi do të mbajë nunmrin 81 në "shpinë", një numër që i ka sjellë fat gjigandit të kombëtares shqiptare, kur sezonin e kaluar shënoi 11 gola.
Ashtu sic është bërë e ditur, Erjon Bogdani është thirur zyrtarisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, për ndeshjen miqësore kundër San Marinos e programuar për datën 16 gusht që do të zhvillohet në shtetin e vogël brenda gadishullit italian. Bogdani do të jetë në dispozicion të kroatit të përfaqësueses kuqezi në datë 14 gusht 2006 dhe do të rikthehet në Siena në datën 17 gusht.
Numrat e lojtarëve të Sienës
1 Manninger
2 Negro
3 Molinaro
5 Brevi
6 Falsini
7 Frick
8 Vergassola
9 Corvia
10 Chiesa
11 Konko
16 Russo
17 Packer
20 Locatelli
22 Alberto
23 D'Aversa
32 Candela
35 Cozza
46 Gastaldello
73 Bertotto
77 Antonini
81 BOGDANI
87 Arfè
90 Portanova
99 Pavarini