Orjand Abazaj, futbollisti i U-21 debuton me gol për skuadrën e Kastriotit
Një nga blerjet më të rëndëshishme të Kastriotit të Krujës të porsangjitur në Superligë, është edhe sulmuesi Orjand Abazaj që me fanelën e Shkumbinit shënoi gjatë sezonit të kaluar 13 gola. Futbollisti i ri 21-vjecar, pjesë e formacionit të Kombëtares U-21 të drejtuar nga Artan Bushati, ishte dhe autori i golit të fitores së Kastriotit kundër Dinamos.