Pista te reja per vrasjen e dyfishte dyshohet nje person tjeter per vrasjen
Prokuroria e Tropojës ka ngritur një piste të re hetimi për vrasjen e dy burrave Eduart Dollapaj dhe Kaçanik Gjuricin, vrasje këto të marra përsipër pas dorëzimit të polici nga Manjola Dollapaj. Sipas burimeve të besueshme të prokurorisë së këtij rrethi, dyshohet se dy viktimat bashkëshorti dhe personi tjetë për të cilin policia thote se ishte i dashuri i 31 vjeçares janë vrarë nga një tjetër individ, i cili mund të ketë ardhur në momentin e përleshjes së tyre, kurse gruaja është detyruar të marrë përsiper krimin. Të njëjtat burime thonë se kjo është vetëm një pistë hetimi dhe se ne konkluzione të sakta për autorësinë dhe shkakun e vrasjeve do të dilet në fund të procesit hetimor.
Manjola Dollapaj pasi ka pranuar se është autorja e krimit në mesnatën e të mërkures, ka tentuar të vrasë veten në qelitë e komisariatit të Tropojës.
Policët e gjetën në gjendje kritike, ndërsa me bishtin e flokëve të gjata, kishte bërë një lak rreth qafës. Menjëherë u bë ndërhyrja dhe 31 vjeçarja i ka shpëtuar vetëmbytjes për të vazhduar qëndrimin e saj në paraburgim derisa pas vlerësimit të masës të dërgohet në burgun 313 ne Tirane. Dollapaj ka pranuar në polici dhe prokurori se është autorja e vrasjes së burrit të saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe të Kaçanik Gjuriqit 27 vjeç, vrasje që sipas saj i ka bërë nga paniku. Sipas versionit të policisë, e cila i referohet dëshmisë së gruas, dy orë pas mesnatës, të enjten 31 vjeçarja ndodhej duke biseduar në dhomën e ngrënies së bashku me 27 vjeçarin Gjuriçi. Atë moment në shtepi ka mbërritur burri i saj Dollapaj, i cili ishte punonjës në hidrocentralin e Fierzës, por që është kthyer atë orë në banesë, për të marrë një vegël makine, e cila i ishte prishur.
Kur ka parë burrin tjetër në shtëpi, Dollapaj e ka sulmuar me një kacavide. Gjuriçi është mbrojtur me një thikë, të cilën e kishte me vete. Kështu ka vazhduar përleshja midis dy burrave, ndërsa gruaja ka marrë armën, të cilën e mbanin në shtepi, iu është afruar dy burrave dhe i ka qëlluar ata, ndërsa ndodheshin sipër njëri-tjetrit. Përveç plagëve me thikë dhe me kacavidë tek trupat e viktimave u gjetën plagë me armë zjarri, të cilat ishin bërë njëkohesisht tek të dy burrat për shkak të pozicionit në të cilin ata ndodheshin momentin kur janë qëlluar nga 31 vjeçarja. Megjithë versionin e dhënë dhe pranuar nga gruaja, policia dhe prokuroria po heton në kompleks ngjarjen e dyfishtë ku mbetën të vrare Eduart Musa Dollapaj, 34 vjeç dhe Kaçanik Imer Gjuriqi, 27 vjeç.