Briatore: A shihen Interi dhe Juve ne fund te Seria A
Flavio Briatore, menaxheri i Renault, e priti me kritika te ashpra vendimin e FIA-s, qe lejoi ligjerisht ndryshimet e skuderive te GP, Tojotas dhe Uilliamsit. Si nje tifoz i futbollit, Briatore krahason situaten aktuale ne Formula 1, me kampionatin italian: "Eshte sikur ne Itali, pas nje viti, te shohim ne krye disa ekipe, te rangut te Rexhines, Leces pastaj, Bolonjen e Torinon. Dhe imagjinoni sikur te vinin pas tyre Interi, Juve dhe Milani." Per titullin ne Formula 1, kur ai sheh pilote si Buton dhe Barikelo, thekson: "Pilotet qe kane qene ne ekipin tone jane shpallur kampione bote. Por nje njeri qe eshte duke dale ne pension dhe nje tjeter qe eshte djale i ri, garojne njelloj, per te fituar titullin, kjo me duket qesharake. Nuk e kuptoj se ku qendron tere besueshmeria ne kete drejtim," - shpjegon Briatore. Ai kembengul si menaxher i Renos: "Eshte e pamundur te ngushtojme distancen qe kemi me keto ekipe. Ne tre ose kater gara do te vendoset fituesi i Kupes se Botes dhe une nuk e di se ku do te jete me tej interesi i shikuesit ne TV per te pare si dikur me interes nje Cmim te Madh. "