E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Yjet, lufte pasioni ne Akademi"

Nata e trete e spektaklit "Akademia e yjeve" ka shenuar nje prej majave te suksesit te ketij edicioni prej fillimit te saj kater vite me pare. Moderatorja e njohur Zana Cela njekohesisht dhe producentja e ketij programi e ka celur naten e trete me leximin e Toplistes, sipas votimit te kryer nga telespektatoret deri ne ate moment. Menjehere pas ketij prezantimi, kryetaret e dy skuadrave Xhusi dhe Fiorela komentojne rezultatet e konkurrenteve, duke i veshur komentet me ngjyra tifoje ndaj skuadrave te tyre perfaqesuese.

Ne sallen e disko "Calvin" ku zhvillohet ky spektakel percillet ne monitor disiplina qe do te prezantohet. Eshte baleti dhe perkatesisht kercimi Hip-hop. Demonstrojne fillimisht Elda Zeneli e shoqeruar nga Saja dhe me pas konkurrentja Ivana Metaj. Nje koreografi e shkelqyer dhe shume e veshtire per tu realizuar. Drejtuesja perkrah konkurrenteve qe japin mesazhet e tyre fton publikun te votoje duke i dhene mikrofonin sfidanteve per te shprehur argumentet ndaj performances se tyre.

Pas pershendetjes dhe falenderimit te sponsoreve qe mbeshtesin kete iniciative gjigante qe formeson brezin e te ardhmes nepermjet disiplinave me te dashura artistike ne videoprojektor shfaqet disiplina e kenges.

Ardiana eshte perfaqesuesja e vetme e Maqedonise dhe deri me tani ka qene nje nga me te perkedhelurat ne klasifikim, fales votes se saj patriotike, nderkohe qe Ardita eshte nje nga debatueset me te zonja te grupit te bluve qe kete radhe per here te pare del ne sfide me konkurrenten e grupit tjeter, duke interpretuar kengen "Rain on your parade".

Debati i konkurrenteve gjalleroi me teper spektaklin me argumentet pro dhe kunder interpretimit. Kompozitorja e njohur, Diana Ziu do e cilesoje interpretimin e Ardianes te nje niveli mesatar nderkohe qe sipas saj Ardita kendoi mire. Gjykimin e kritikes se artit e mbeshteti dhe Kristi, i cili tha se interpretimi i Ardianes nuk i meriton numrin e votave qe ka.

Spektakli kaloi ne fazen e tij finale me hedhjen ne panel te nje inserti social. Ne edicionin e katert "Akademia e Yjeve"ka marre persiper te realizoje jo vetem nje format artistik por te jape ndihmesen e tij dhe ne fushen sociale. Drejtuesja e talentshow-t sjell ne skene nje situate shume te zakonshme per prinderit qe rrisin ne familjen e tyre nje adoleshent.

..."Mami sot do shkoj ne diskoteke" eshte kerkesa me e zakonshme e femijeve adoleshente qe prinderve i tingellon e cuditshme. Ndonjehere dhe si kerkese marsiane sepse per ta ai vend imagjinohet si simbol i shthurjes, rrezikut, si nje vend ku gelojne pijet alkoolike, duhani dhe droga. Ndaj frikerave dhe dyshimeve qe kane per diskoteken pergjigjja e menjehershme e prinderve eshte nje JO e forte.

Por a kane te drejte femijet tane te shkojne ne diskoteke? Si e perjetojne ato mohimin e lejes nga ana e prinderve? Po merakun qe kemi ndaj tyre? A eshte nje ves i keq te shkosh ne diskoteke? Si ka qene hera e tyre e pare dhe si jane sjelle prinderit ndaj kesaj deshire, kaq ekstravagante per brezin tyre dhe kaq e zakonshme per brezin e ri. I jane bere keto pyetje konkurrenteve te Akademise me te famshme ne Shqiperi per te marre versione nga me interesantet.... Labinoti, konkurrenti simpatik nga Kosova eshte shprehur se i eshte dukur e cuditshme fakti qe kur ai ka shkuar ne diskoteke, prinderit e kane porositur te pinte vetem ne kanoce. Arti, gjithashtu ka deklaruar se ate cka ka pare ne diskoteke nuk i ngjan shume larg skenave te filmit. Xhoanina rrefen reagimin qesharak te se emes qe i sugjeron qe ne vend te diskotekes te shkoje te hape magnetofonin dhe te kerceje ne dhome. Luiza tregon ne menyre naive heren e saj te pare pas asaj dere te cuditshme nga ku degjohej muzike. Shume interesante ka qene rrefimi i Elhajdes e cila tregon se i ati e merrte ne telefon cdo 10 minuta duke ia bere zi ate dite, nderkohe qe Stefani tregon se i eshte dashur te luaje pjesen "me ra bateria". Zgjidhja e gjithe kesaj dileme? Artesi sugjeron ikjen ne diskoteke se bashku me nenen, nderkohe qe Arti mendon se kete hap duhet ta ndermarrin ashtu sic duhet. Asnjehere nuk duhet te kalojne kufijte e orareve te vena nga prinderit. Sipas tij cdo adoleshent duhet te kthehet me pare se orari i caktuar...prej prinderve.

Nuk ka munguar dhe mendimi i poetes se njohur Mimoza Ahmeti e cila eshte shprehur se ikja ne diskoteke eshte nje kenaqesi qe duhet provuar. Ne vendet perendimore ka nje rregullore qe i ndihmon frekuentuesit qe nga mosha e lejuar, veshja dhe pijet e duhura. Shkelja e te cilave denohet me gjobe. Me batuten e saj pergezon pjesemarresit qe gjithe kete aktivitet po e bejne ne nje diskoteke.

Ne skene ftohet fituesja e "Akademise se Yjeve" 3, Iris Hoxha e cila rrefen vitin e suksesit te saj te madh si kengetare. Ndersa i eshte perkushtuar me mish e me shpirt shkolles ajo rrefen se fale Akademise se Yjeve ka fituar te drejten ekskluzive per te realizuar dy kenge me kompozitorin e njohur Adrian Hila qe do te behen ne videoklipe fale mbeshtetjes se kompanise diskografike "Eurostar". Irisi interpreton kengen "Jetoj" te Aurela Gaces, duke shfaqur vlerat e vecanta te vokalit te saj. Por dhe te Akademise se Yjeve qe ne menyre te pervitshme furnizon muziken shqiptare me talentet me te reja te interpretimit dhe pa dyshim dhe skenat shqiptare me balerine te mirefillte.

Skenen e pushtojne balerinet profesioniste:Gerti, Enada, Graciano dhe Ledia qe do te demonstrojne koreografine. Nje amerikande super moderne, e ardhur ne skene me elegance nga profesionistet por dhe nga nxenesit e Akademise me te famshme ne Shqiperi. Ergi Zaloshnja, Luiza Rusi, Silvester Shuta dhe Artes Feruni sollen kete pjese ne skene duke percjelle emocione te jashtezakonshme tek publiku.

Te kater pjesemarresit vihen ne siten e gjykimit dhe me pas vjen rradha e Topsfides. Elhaida fton ne sfide Desin e cila gjate ketyre javeve ka qene ne krye te toplistes. Sipas mendimit te saj aftesite vokale qe zoteron nuk jane te konvertuara ne vota ndaj dhe kerkon sfide ndaj Desit, ne menyre qe te tregoje vlerat e saja vokale. Do te interpretojne "Invece No" te kengetares italiane Laura Pauzini. Debati eshte tejet i gjalle dhe profesional, per vete faktin se dhe nga konkurrentet Elhajda me Desin mbahen nder me te mirat.

Me pas vijne ne ekran Sfidat me rezultatet e votimit. Kane fituar :Elda, Adriana, Luiza, Silvestri dhe Elhajda.

Fundi i spektaklit shenon dhe momentin me delikat te mbremjes. Ka fituar skuadra e kuqe dhe konkurentet shpallin emrin e personit qe duhet te largohet nga skuadra kundershtare. Xhusi, Neritani dhe Xhoanina qe jane propozuar nga konkurrentet e skuadres fituese shpetojne fale vendit te tyre te larte ne klasifikim. Perfundimisht jepet lista e kandidateve te skuadres blu, dhe konkurrenti qe duhet te largohej ishte Ergi. Nje arrati paksa bombastike dhe i cuditshme ikja e Ergit, i cili i perfshire nga emocionet ka preferuar me shume t'i largohet duartrokitjes se publikut sesa ndarjes se emocioneve me pjesemarresit e skenes.

Neritani ne shkolle

Pervec funksionit te saj si Akademia me e famshme ne Shqiperi ne fushen e kenges dhe baletit, kete radhe producentja e spektaklit, Zana Cela ka ndermarre dhe inisiativa te spikatura sociale. Nje prej sfidave me te veshtira qe ka ndermarre eshte dhe ajo e Neritanit. Historia e djaloshit vlonjat, qe per shkak te nje incidenti ne sy nuk ka mundur te vazhdoje shkollen, e ka ndihmuar shume Neritanin te ngjise emrin e tij ne shkallen e klasifikimit. Por mbi te gjitha e ka ndihmuar te marre nje nga hapat me te rendesishem ne jeten e tij. Prej disa ditesh ai frekuenton shkollen, duke u zotuar se do mesoje shkrim e kendim, pervecse kerkon te behet nje balerin i afte dhe te qendroje ne kryeqendren e artit, ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›