E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeni mbipeshe, paguani dy bileta

Kompania amerikane e fluturimeve "United Airlines", shenoi cudine e radhes, ndersa personat qe udhetojne, nese nuk ulen ne ndenjese te vetme, do te jene te detyruar te paguajne nje ndenjese ekstra. Keshtu shkruhet ne nje nga rregullat e vendosura se fundmi nga kompania ajrore "United Airlines", qe me siguri kerkon te dale nga kriza ekonomike qe ka perfshire edhe transportin ajror. Perfaqesuesit e kompanise e kane justifikuar kete vendim, me pretendimin se kane marre me qindra ankesa nga pasagjeret, te cilet deklarojne se gjate udhetimeve kane qene te detyruar te ndajne ndenjeset e tyre me persona mbipeshe. "Vetem vitin e shkuar, kemi marre 700 ankesa te tilla", tha zedhenesi Robin Urbanski. Megjithate, lajmi i mire per personat mbipeshe, eshte se ne rastet kur avionet nuk do te jene krejtesisht te mbushur, personat me peshe me te madhe se mesatarja, do te mund te zene dy ndenjese, por duke paguar vetem njeren prej tyre. Ne fakt, vendimi qe i eshte bashkengjitur rregullores se kompanise ajrore "United Airlines", vjen pas atij qe dy kompani te tjera, "Air Lines" dhe "SouthWest Lines" kane ndermarre me heret. Megjithate, ekspertet ligjore shprehin bindjen se ky veprim do te kete shume hapesira diskriminuese, sa i perket parametrave qe do te perdoren per te percaktuar nese nje person eshte me i gjate se mesatarja, apo jo; gjithashu, nese nje pasagjer eshte me i shendoshe se mesatarja, apo jo. Le te imagjinojme sikur basketbollisti amerikan me fame boterore, Shaquille O'Neal, do te fluturoje me kete kompani, ndersa nje nga punonjesit i thote se duhet te paguaje sa per dy vende, duke qene se ai eshte "mbipeshe", plot 136 kg dhe ndoshta lartesia e ndenjeseve eshte e pamjaftueshme per te, pasi ai eshte i gjate rreth 2. 16 m. Pritet qe vendimi te shoqerohet me pakenaqesi te shumta. Ajo qe duhet thene, eshte se me te tilla rregulla, kompani te tilla eshte e qarte se do te shumefishojne fitimet, ndersa popujt rrisin cdo vit e me teper numrin e personave obeze. U mbetet pasagjereve nese do te udhetojne apo jo me nje nga tre kompanite e mesiperme, qe kane afishuar nderkaq rregullat strikte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›