Ferrari, debate per te ndryshuar makinen
Ferrari nuk do ta perdore ne Cmimin e Madh ta Shangait, asnje ndryshim tjeter, per t'iu pergjigjur rezultateve te dobeta dhe vendimit te Gjykates se Apelit, ne FIA. Stafi i Kavalinos eshte justifikuar me zgjedhjen, se behet "per arsye sigurie." "Dashakeqesit na kritikojne, pas deshtimit te Cmimit te Madh te Malajzise," - theksoi Stefano Domenikali. "Ne menduam se eshte kuptuar problemi, por tani kemi kuptuar se nuk eshte ashtu,"- shtoi ai. - Domenikali tha se Ferrari, per kete sezon ka ndjekur udhezues se perdorimi i "kers" mund te jape edhe me shume perfitime. "Tani e kemi kuptuar se te gjithe duhet te ri-dimensionojme makinat. Ne duhet ta kishim ditur me pare. Une nuk po flas me shume, sepse ka folur Domenikali, folen te gjithe." Keshtu, presidenti i Ferrarit, Luka Cordero di Montezemolo nuk ka bere asnje koment, pra, pas vendimit te Gjykates se Apelit te FIA-s, qe mbrojti pikepamjen se rregullat e perdorura nga Tojota, Wiliams dhe Brawn GP jane te sakta. Mberrin nje paralajmerim per ekipin, per ndryshimet e para: "Tani une pres qe Ferrari te permiresohet ne Kine,", theksoi Montezemolo.