"Infermieret me te mesme, rrezikojne punen"
Infermieret me arsim te mesem rrezikojne vendin e punes, apo te zbresin kategorite e klasifikimit profesional ne te ardhmen, duke kaluar ne ndihmes-infermiere. Urdhri i Infermiereve te Shqiperise, ka bere te ditur se kjo kategori nepunesish te shendetesise nese nuk iu nenshtrohen kualifikimeve te vazhdueshme dhe arsimimit te tyre, rrezikojne te mbeten pas edhe ne emerime, ne krahasim me ata qe kane perfunduar arsimin e larte. "Ne po krijojme te gjitha dosjet e infermiereve me te gjitha te dhenat, dhe ne perfundim te nje periudhe 3-vjecare mendojme te arrijme ne nje konkluzion, per kategorizimin e infermiereve. Infermieret tashme ne baze te studimeve qe kane kryer, do te kategorizohen ne infermier profesional, infermier i pergjithshem dhe ndihmes-infermier" ka pohuar Sabri Skenderi, president i Urdhrit te Infermiereve. Sipas tij, sot ne shendetesi jane te punesuar rreth 12 mije infermiere, ku vetem 30 per qind prej tyre jane me arsim te larte.
Profesioni i lire
Dalja ne profesion te lire e infermierit, eshte nje nga pikat kryesore qe ka kerkuar te zbatoje Urdhri i Infermierit dhe qe parashikohet ne Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, per sa i perket fushes se shendetesise. I krijuar ne shtator te vitit te kaluar, Urdhri i Infermiereve po punon qe profesioni i infermiereve te dale si profesion i lire, dhe te kete autonomine e tij. Sipas presidentit te Urdhrit te Infermiereve, Sabri Skenderi fillimisht eshte e rendesishme te krijohet kuadri ligjor per rritjen e nivelit te standardeve, duke kaluar me pas tek licencimi i infermiereve per ushtrimin e profesionit te lire. "Infermieret duhet te jene te lire ne ushtrimin e profesionit te tyre ndaj duhet te arsimohen dhe te japin ate cfare u kerkohet. Nga ana tjeter, infermieret nuk duhet te ndiejne inferioritet ne aspektin profesional para mjekeve, porse puna e tyre duhet te stimulohet per te krijuar rezultate edhe me shume efikase ne kete sector" ka pohuar Sabri Skenderi, presidenti i UISH-se. Sipas tij, aktualisht po punohet per hartimin e nje regjistri kombetar te infermiereve, sepse para se te marresh vendime, duhet te jete nje studim mbi situaten aktuale dhe te percaktosh se cilat jane nevojat.
Arsimimi
Ajo qe eshte kerkuar me shume tek infermieret eshte arsimimi dhe kualifikimi i tyre dhe kjo per vete faktin se shumica jane me nivel arsimor te mesem. Nje pike tjeter e rendesishme ka qene edhe emerimi i tyre ne vendet e punes i cili duhet te behet vetem pas kryerjes se nje stazhi dhe jo menjehere pas daljes nga bankat e shkolles. "Jane marre eksperienca dhe ne vende te tjera te botes dhe mendojme se ata nuk duhet te fillojne pune pa kaluar ne nje stazh 3-6 mujor pune" nenvizoi Skenderi. Sipas tij, infermieret me arsim te mesem duhet te trajnohen, kualifikohen dhe te arrijne nje nivel profesional te larte, nepermjet edukimit te vazhdueshem mjekesor. Kurse per sa i perket emerimit te tyre, qe nga 1 janari i ketij viti infermieret qe punesohen, fillimisht paraqesin nje dosje prane UISH dhe marrin leje per ushtrimin e profesionit, ne baze te ligjit perkates. Ne te gjithe vendin numerohen rreth 12 mije infermiere, qe jane te shperndare ne sherbimin paresor, rreth 6.600 te tille neper shkolla, drejtorite e sherbimit publik, institucionet e sherbimit mendor, etj. Kurse ne nivelin spitalor, numerohen rreth 4400 infermiere.