E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina: Tadic, te ndalohet hyrja ne Kosove

Policia e Kosoves nuk do te lejoje te hyje asnje delegacion zyrtar qe nuk ka marre leje adekuate nga institucionet e Kosoves. Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti beri dje pohimin duke shtuar se "as presidentit serb, Boris Tadic, qe ka paralajmeruar nje vizite per te premten ne Kosove, nuk do t'i lejohet hyrja". Sipas ministrit institucionet e Kosoves jane te vendosura ta zbatojne ligjin dhe me kete rast i ka kerkuar Policise se Kosoves qe te mos lejojne qe Tadici te hyje ne Kosove. "Nuk do te lejohet asnje zyrtar i Serbise te hyje ne Kosove pa leje paraprake", tha Pajaziti. Ai tha se nese nje vendim i qeverise do te jete ndryshe, atehere ministria qe ai drejton do ta respektoje kete vendim.

Tadici ka bere nje kerkese per ta vizituar Kosoven. Delegacioni i Serbise, me ne krye presidentin Boris Tadic, ka bere kerkese zyrtare per ta vizituar Kosoven, te premten, me 17 prill 2009. Kerkesa i eshte bere me 14 prill, Perfaqesuesit Special te BE-se ne Kosove, nepermes zyres ne Beograd. Ne kerkesen, te cilen e ka siguruar gazeta Express e Prishtines, pervec lejes per te hyre ne territorin e Kosoves, kerkohet edhe eskorte policore dhe vetura te blinduara per presidentin Tadic dhe delegacionin e tij si dhe autorizim per mbajtjen e armeve per Ekipin e Mbrojtjes se Afert qe e shoqeron Tadicin. Qellimi i vizites thuhet se eshte vizita ne manastirin e Decanit. Ne kerkese jane bashkengjitur edhe emrat e 5 shoqeruesve te armatosur te delegacionit dhe armet qe do t'i kene ata: 4 revole Glock dhe 1 revole CZ99. Sipas agjendes te bashkengjitur, delegacioni do te arrije ne vendkalimin ne Merdar ne oren 11, kurse ne oren 13 pritet te mberrije ne Manastirin e Decanit, ku planifikohet qe te rrije deri ne oren 17. Kthimi thuhet se do te behet serish nepermes Merdarit. Ministria e Puneve te Brendshme e Kosoves kishte paralajmeruar se nese nuk do te perfilleshin procedurat e caktuara me ligj, nuk do ta lejonte viziten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›