E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga karrigia, vdes ne internet kafe

Korce- Loja ne internet i ka kushtuar shtrenjte nje te mituri ne qytetin e Korces. Vdes ne "Internet Kafe" 14-vjecari E. M., banor i lagjes nr. 8. Ka qene ora 16:00 kur po luante ne kompjuter, teksa pa kuptuar perkundej ne karrige sa para dhe mbrapa. Ne nje moment, ndoshta i pavemendshem apo i emocionuar nga ajo qe po perjetonte ne lojen e tij, nxenesi i klases se tete ka humbur ekuilibrin dhe pesha e trupit e ka terhequr pas. Per rrjedhoje ka rene ne toke duke goditur koken ne pjesen e pasme. Klientet dhe pronari i lokalit i kane shkuar ne ndihme, por askush prej tyre nuk kuptoi se djali kishte gelltitur gjuhen. Per pasoje i mituri eshte asfiksuar brenda pas sekondave, duke nderruar jete. Rreth ores 19:00 ai eshte cuar pa jete ne spitalin e Korces, kurse pak minuta me vone ka mberritur edhe grupi i hetimit. Policia e Korces ben te ditur se, "nga kryerja e veprimeve te para hetimore nuk rezultoi qe i ndjeri te kete pasur ndonje konflikt me persona te tjere dhe ne trup nuk ka pasur shenja dhune apo keqtrajtimi". Mjeket e spitalit dhe me pas mjeku ligjor qe kreu autopsine, u shprehen se vdekja e tij ka qene pasoje e shkaqeve natyrore dhe ngjarja aksidentale.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›