Kapet në Itali banda italo-shqiptare, sekuestrohen 83.5 kg heroinë
Një rrjet i madh i shpërndarjes së drogës, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë ra në prangat e policisë italiane. Forcat e Guardia di Finanza zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, ku u sekuestruan 83,5 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro.
Operacioni që u zhvillua në Firenca goditi dy banda kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italiane. Ata janë tashmë nën akuzohë për trafik të lëndëve narkotike. Lajmi u bë publik nga media italiane, por emrat e të arrestuarve nuk u bënë të ditur.
10 persona kanë përfunduar në pranga pasi shisnin sasi të madhe droge që vinte nga Spanja dhe Holanda. Bazat ku vepronin pjesëtarët e bandës ishin Firence dhe Fiorentino.