E Shtunë, 31 Tetor 2026

Briatore denoncon brazilianin Pike

"Po hakmerren!". Këto janë fjalët e Flavio Briatores, i cili po përgatit kundërsulmin ndaj Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Nelsinjo Pikesë. Njëshi i Renaultit ka denoncuar ish-pilotin brazilian të skuadrës dhe ka evidentuar disa detaje të çuditshme në hetimin e FIA-s për aksidentin e Pike në Singapor, që sipas dëshmive të pilotit u kërkua nga skuadra, për të favorizuar Fernando Alonson. Dyshimet lidhen me publikimin e deklaratave të Nelsinjos dhe të një pjese të dëshmisë që drejtori teknik i Renosë, Pat Simonds dha për hetuesit, ndërsa nuk është publikuar asnjë prej deklaratave të Briatores, që hedh poshtë pikë për pikë, çdo pretendim për lojë të parregullt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›