E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja klubet që kanë shpenzuar më shumë

Ja klubet që kanë shpenzuar më shumë
Faqja sportive portugeze "Futbol Finance", e specializuar në aspektet ekonomike të futbollit, ka analizuar transferimet gjatë merkatos së verës, duke stiluar një klasifikim me 20 klubet, të cilat kanë shpenzuar më shumë. Pas Realit të Madridit që ka investuar plot 257 milionë e 400 mijë euro për t‘u rikthyer "galactico" është vendosur Mançester Siti, me 139 milionë të shpenzuara nga sheikët e "Abu Dhabi Group". Klasifikimi vazhdon me Barcelonën në vendin e tretë (113 milionë), Interi (90), Bajenri i Mynihut (75), Lioni (72), Xhenoa (69), Juventus (55), Napoli (49), Aston Vila (47), Liverpul (43), Sandërlend (42), Marseja (41), Mançester Junajtid (36), Totehemi (34), Bordo (30) etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›