E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini: Milani është në duar të sigurta

Paolo Maldini beson se treshja braziliane, në të cilën bëjnë pjesë trajneri Leonardo, mbrojtësi Tiago Silva dhe sulmuesi Aleksandre Pato do të dijë ta udhëheqë Milanin drejt sukseseve. Mbrojtësi legjendar, i cili u largua nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, pas 25 vjetëve karrierë me klubin kuqezi, theksoi se drejtuesi i ri i stolit do të dijë të reagojë ndaj problemeve të këtij fillim sezoni. "Natyrisht që kjo është një sfidë e madhe për Leonardon dhe për klubin, pasi nuk është e lehtë të zëvendësosh Ançelotin. Tani e shoh shumë të vendosur për të ecur përpara. Leo është një person i zgjuar dhe e njeh shumë mirë ambientin brenda skuadrës", deklaroi ish-kapiteni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›