E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Është e jashtëzakonshme të përfaqësosh vendin tend!”

Olimpiku i Marsejës përfitoi nga ndërprerja e kampionatit për tu përshtatur me metodën e trajenerit të ri. "Duhet t'i vëmë në praktikë parimet e tij sa më shpejt që të jetë e mundur", - thotë kapiteni marsejez, shqiptari Lorik Cana, i cili pohon se vendi i 18-të në kampionat, nuk është ai që meriton Olimpiku i Marsejës.

Është një gjë e mirë që pak lojtarë, të cilët aktivizohen me ekipet e tyre kombëtare, luajnë gjatë kësaj jave?
Për t'u përgatitur për vazhdimësinë, është mirë që të gjithë të punojnë pikërisht për përgatitjen taktike. Për sa i përket lojtarëve, të cilët zakonisht, dhe unë flas për rastin tim, që luajnë me ekipet e vendeve të tyre, unë do të preferoja të nisesha për në ekipin kombëtar, pasi është është e jashtëzakonshme të përfaqësosh vendin tend. Lojtarët nuk do të lodhen aspak nga një ndeshje shtesë dhe nga një udhëtim, pra është mirë për klubin.
Cfarë mendoni për metodën "Gerets"?
Mënyra e punës së tij na përshtatet. Ne duhet të dëgjojmë dhe ta vendosim në praktikë sa më shpejt të jetë e mundur. Ia arritëm shumë mirë gjatë ndeshjes së parë të tij, dicka më pak në të dytën, por unë mendoj, se sa më shumë ta aplikojmë, aq më të mira do të jenë rezultatet.
Trajneri ka diskutuar në mënyrë individuale më të gjithë lojtarët.
Unë e kam takuar, kemi disktuar të dy. Qëllimi i tij ishte të ishte pranë grupit derisa sa të ndiente "temperaturën" e efektivit. Me kalimin e kohës dialogu do të jetë gjithmonë e më i mirë. Por në fillim kemi nevojë për rezultate për të punuar me qetësi. Duhet të gjejmë ritmin e kryqëzorit tonë.
Si po përjetoni vendin e 18-të?
Është e vështirë të jetosh me të, pasi mund të gjendesh në këtë vend pas dy apo tre javësh, por pas dhjetë javësh është më të vërtetë e vështirë. Kemi nevojë urgjente për të bërë rezultate të mira. Nuk është domosdoshme të fitosh pesë apo gjashtë ndeshje rresht, e domosdoshme është të gjesh një lidhje solide midis nesh për të fituar në terrenin e lojës, ndërkohë që konkurrentët tanë do ta humbisnin atë. Ka akoma edhe shumë ndeshje përpara nesh, duhet t'i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës duke provuar të fitojmë në maksimum. Llogaritë do ti bëjmë më vonë. Nuk jemi në vendin tonë, por nuk do të kalojmë nga vendi i 18-të në të tretin brenda ditës së nesërme. Do të vijë pak nga pak, duke provuar të fitojmë në fushë.
Si e shihni takimin përballë Lensit?
Është momenti për të fituar në shtëpi. Në dhjetë ndeshjet e para, kemi luajtur gjashtë herë në transfertë dhe nuk kemi fituar asnjëherë në shtëpi. Është e tmershme, pasi sezonin e kaluar, unë besoj se ishim ekipi më i mirë në ndeshjet në shtëpi. Ka ardhur koha për ne që të fitojmë në shtëpi dhe të kemi besim te vetja jonë. Në Sent Etien nuk bëmë një ndeshje të madhe, por nuk bëmë as një ndeshje të keqe. Por kjo na tregoi se duhet të bëjmë maksimumin dhe nuk duhet të qendrojmë në hije.
Trajneri pohoi se ndjen një stres në nivelin e lojtarëve përpara ndeshjes dhe jo në stërvitje. Jeni dakord me këtë?
Po, është e mundur. Unë nuk e di nëse vërtet ku është një stres. Unë nuk mendoj se kjo është kolektive. Disa lojtarë i përballojnë më mirë ndeshjet. Por situatat bëjnë që ndonjëherë stresi fiton lehtësisht mbi lojtarët. Në Sent Etien ne kishim besim në raport edhe me rezultatin dhe mënyrën e suksesit tonë në Liverpul. Një lojtar nën stres nuk jep kurrë 100 përqindëshin e tij. Falë zotit nuk jemi në javën e 35-të, kanë kaluar vërtet dhjetë javë, por janë akoma edhe 28 javë për të përmbysyr tendencën.
Objektivat e fillim sezonit janë gjithmonë aktuale?
Është shumë e vështirë të besosh se kemi marrë 7 pikë në dhjetë ndeshje. Ekipi duhet të provojë të gjejë forca dhe bazat e tij për të fituar ndeshjet. Cdo ndeshje do të jetë si një gur në ndërtesë që në përfundim të sezonit të zëmë një vend në përshtatja me përmasat e klubit. Duhet parë se si do të rrjedhë sezoni, por duhet të jemi kompetitivë në të gjitha kompeticionet. Kemi shanse për të kaluar në të tetat e finaleve të Kupës së Francës, dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të bërë gjithcka mirë pasi të gjithë lojtarët kanë uri.
Marrë nga www.om.net
Përgatiti: D.Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›