E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ouen: “Nuk jam lojtar rekordesh”

Majkëll Ouen refuzoi të pranonte se ai mendon të bëhet golashënuesi më i mirë i Anglisë i të gjitha kohrave. Dy golat e tij kundër Anglisë e bënë atë lojtarin e katërt që shënon 40 gola për ekipin Kombëtar. Aktualisht Ouen është katër gola larg Xhimi Grivs, dhe sulmuesi i Njukasëllit ka nevojë edhe për 10 gola të tjerë për eklipsuar Bobi Carltonin, si sulmuesi më pjellor në historinë e Anglisë. Ouen është i përqendruar për të ndihmuar "Tri luanët" në rrugën e tyre drejt Euro 2008. "Do të ishte një arritje fantastike, por është dicka prej së cilës unë jam shumë larg. Unë kam luajtur për Anglinë për rreth 10 vjet dhe kam shënuar 40 gola, një mesatare 4 gola në vit". Anglia do të ndeshet të shtunën më Estoninë dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për 27-vjecari Ouen për të shënuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›