Marko Materaci, kthimi kundër “Zonjës”

I pritur me padurim për të luajtur në fund të javës së ardhshme me rastin e transfertës me Rexhinën, Marko Materaci, mbrojtësi i talentuar interist, do të jetë gati vetëm për kryesfidën e Interit kundër Juventusit në "San Siro". Sa për kujtesë, Materaci, nuk është dukur më në fushën e lojës, qysh prej muajit gusht pas takimit miqësor të Kombëtares italiane me Hungarinë (1-1). Goditjet në kofshë që mori e detyruan t'i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, të cilat ia shtunë për disa javë daljen në fushë. Materaci, 34 vjec, luan për Interin qysh nga sezoni 2001-2002. Gjatë sezonit të kaluar në Serinë A ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit ku arriti të shënojë dhjetë gola në 28 ndeshje të luajtura.