E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bride Wars" mbërrin në kinema "Millenium" në Tiranë

Nën regjinë e Gary Winick mbërrin në kinema "Millenium" në Tiranë filmi "Bride Wars". Në komedinë romantike, premiera botërore e të cilës ishte më 9 janar, interpretojnë aktoret Kate Hudson dhe Anne Hathaway. Ato vijnë në rolin e Liv dhe Ema. Janë shoqe të mira dhe që në fëmijëri kanë planifikuar çdo detaj të martesave të tyre përkatëse. Në majë të listës së kërkesave të tyre që duhet të kenë, është një ceremoni martesore në hotel "Plaza" në Nju Jork. Tani, në moshën 26-vjeçare, të dyja janë gati për t‘u martuar. Një gabim në kishë shkakton përplasjen e datave të martesës dhe janë të detyruara që të martohen në të njëjtën datë. Liv, një avokate e suksesshme, profesion që e ka ndihmuar të ketë atë që ka dashur kërkon të arrijë pa pyetur për asgjë martesën perfekte që ajo ka ëndërruar prej vitesh. Ema, një mësuese shkolle që gjithmonë ka qenë e mirë për t‘u kujdesur për të tjerët, por jo për veten e saj, kur zbulon këtë anë të shoqes së ngushtë, lufton për t‘ia arritur edhe ajo realizimit të ëndrrës së vet. Tani, të dyja shoqet e mira, do të bëjnë çdo gjë për veten e tyre në të dyja anët e "barrikadës", në një betejë që është gati të shndërrohet në luftë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›