Truri e percepton zilinë si dhembje fizike
Të ndjesh zili është njësoj si të ndjesh një dhembje fizike. Kjo ndjenjë meskine dhe negative, që na shtyn t‘u duam të keqen të tjerëve dhe të mos pranojmë faktin se dikush është më i mirë se ne, është e barabartë me dhembjen e thyerjes së kaviljes ose djegien e dorës. Për trurin tonë, këto dy krahasime që përmendëm më lart nuk kanë aspak ndryshim. Këtë e konfirmon një studim i bërë nga një grup shkencëtarësh japonezë. Studiuesit kanë zbuluar se një dhembje e çfarëdoshme provokon kënaqësinë e vërtetë të zilisë, të njëjtën ndjesi që të lënë çokollata dhe seksi. Prova është kryer përmes rezonancës magnetike. Grupi i studiuesve ka "fotografuar" trurin e 19 meshkujve dhe femrave dhe ka analizuar në detaj reagimet ndaj zilisë dhe inatit, kënaqësinë që buron nga dështimet e të tjerëve. Ky zbulim tregon për herë të parë lidhjen mes dhembjes dhe kënaqësisë, duke vërtetuar se truri ynë e percepton ndjesinë e zilisë në të njëjtën mënyrë si trupi ndjen çdo lloj dhembje fizike. Gjithashtu, si eksperiencë fizike jetohet edhe një ndjenjë tjetër, që është më e keqe se zilia: kur ndiejmë kënaqësi për dhembjen e dikujt (nuk ka një fjalë ekzakte për ta përshkruar këtë ndjenjë, ndaj studiuesit kanë huazuar një fjalë nga gjermanishtja "schadenfreude", domethënë inat, dashakeqësi). Zakonisht, ndjenja e kënaqësisë është më e madhe kur dimë se ai që vuan është personi që urrejmë.
Dhembja dhe kënaqësia janë dy ndjenja fizike që i nevojiten mbijetesës sonë. Dhembja na nxit të largohemi prej asaj që na e shkakton këtë të keqe, ndërsa kënaqësia ndihet kur kemi nevojë të përmbushim nevojat primare, siç janë uria dhe etja. Në fakt, ndonjëherë zilia ndaj suksesit të të tjerëve është një motiv i fortë që të shtyn drejt përmirësimit, sepse vetëm kështu mund të arrish një objektiv që ëndërron. Në praktikë, kjo ndjenjë negative të ndihmon të ngresh në nivele më të larta vetëvlerësimin, por jo gjithmonë është efikase.
Zilia dhe xhelozia
"Femrat shtatzëna janë të prirura ta ‘shkatërrojnë‘ më shumë bukurinë femërore, sesa gratë në menopauzë". Këto janë fjalët e një mjeku psikoterapeut, i cili shprehet kështu mbi temën e xhelozisë dhe zilisë. "Nga të gjitha emocionet njerëzore, xhelozia është një nga ndjesitë më të njohura e më të dhimbshme, si dhe më kryesorja: ajo është më e vështira për t‘u kontrolluar. Meshkujt bëhen xhelozë kur dyshojnë për një rival tjetër, ndërsa femrat bëhen xheloze kur dyshojnë për ndonjë tradhti të mundshme. Me xhelozinë ndërthuret stresi, frika dhe inati. Xhelozia dhe zilia femërore janë dy ndjenja të ndryshme. Xhelozia lidhet me ndjenjën e posesivitetit, që është e lashtë sa vetë njerëzimi. Ajo shfaqet në forma të ndryshme, sipas momentit ose situatës. Shtatzënia është një periudhë që e përkeqëson edhe më shumë këtë lloj ndjenje. Natyrisht që humori i femrave ndryshon shumë para dhe pas ciklit menstrual, në fazën e ovulacionit dhe të jeni të bindur se kjo nuk është çështje hormonesh, por lidhet me stabilizimin e lidhjes.
Xhelozia lidhet më tepër me pasigurinë apo me agresivitetin?
Mund të them se lidhet si me pasigurinë, ashtu edhe me mungesën e ndjenjave. Do të thosha se lidhet ngushtë me ndjenjën e dashurisë. Pra, përfundimi është: nuk ka dashuri pa xhelozi.
Cilët janë më ziliqarë: meshkujt apo femrat?
Kush ka thënë që gratë janë më shumë ziliqare? Burrat janë më ziliqarë se femrat. Nga meshkujt 93 për qind janë ziliqarë; ndërsa nga femrat, vetëm 78 për qind. Por në ndryshim nga femrat, meshkujt dinë ta fshehin me komplimente mllefin e tyre drejt personave që kanë karakteristika më të mira nga të tyret.
Çfarë kanë zili femrat dhe çfarë meshkujt?
Zakonisht femrat kanë zili rininë dhe pamjen e jashtme, ndërsa meshkujt kanë zili pozitën. Këta dy faktorë janë karakteristikat e të dyja gjinive. Femrat zgjidhen për bukurinë, ndërsa meshkujt për pushtetin.
Në një lidhje dashurie, femra vuan më shumë nga xhelozia?
Jo, unë nuk mendoj kështu. Xhelozia është më tepër një ndjenjë mashkullore, sepse lidhet me ndjesinë e moskuptimit të universit femëror. Nëse meshkujt nuk janë të sigurt në marrëdhënien e tyre, ka shumë mundësi që të ndihen të kërcënuar nga prania e dikujt tjetër në jetën e tyre. Pasiguria për të ardhmen e lidhjes shkakton xhelozinë. Në këto kushte, xhelozia mjegullon pamjen dhe nuk të lejon të kuptosh atë që po ndodh realisht me të dy partnerët.