"Të burgosura" në Mogadisho
Burrat e tyre kanë vdekur dhe të vetme i bëjnë ballë luftës, përdhunimeve dhe frikës se mund të mos mbijetojnë. Këto gra kërkojnë ushqim për t‘u shuar urinë fëmijëve të tyre dhe nuk mund të largohen nga ky vend, sepse nuk kanë as para e as mbrojtje. Odiseja e tmerrshme e grave që kanë mbetur "qyqe" në kryeqytetin somalez
Fadumo Mohammed u ngrit pak para se të zbardhte dita, ashtu siç bën çdo ditë tjetër që kujton. Mori avdes dhe u ul në gjunjë mbi një mbulesë të vjetër. Pasi mbaroi ritualin e saj, Fadumo zgjoi tre fëmijët dhe u dha për të ngrënë tri tasa ujë.
Një ditë më parë luftimet në lagjen e saj nuk e lejuan që të dilte të kërkonte ushqim. Militantët islamikë të al-Shabab
kontrollojnë pothuajse të gjithë Somalinë jugore. Pas përfundimit të ndihmave humanitare, gruaja dhe tre fëmijët e saj kanë mbetur me barkun bosh. "Kontrollo motrat e tua. Mos i lër të dalin nga shtëpia", i thotë ajo djalit të madh (5 vjeç), para se të dalë nga kasollja.
Perçja e kuqe e mbulon pothuajse të gjithë. Sytë i lëvizin shpejt duke shikuar nga çdo drejtim. Është e frikësuar, sepse militantët islamikë mund të hedhin bomba kundër ushtarëve vendas nga çasti në çast. Fadumo ecën shpejt, përmes disa ndërtesave të shkatërruara. Para pak kohësh këto ndërtesa ishin postblloqe të trupave etiopiane. Pas dy vjetësh në këtë vend militantët e Addis Abeba u tërhoqën nga qyteti, duke lënë pas krahëve zbrazëti dhe shkatërrim, urrejtje dhe mllef. Fadumo Mohammed nuk ka mundur t‘ia mbathë nga Mogadisho. Tashmë qyteti është pothuajse i boshatisur. Në këtë vend jetojnë vetëm disa të mbijetuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra dhe fëmijë, që nuk kanë pasur mundësi dhe para për t‘u larguar nga ky ferr. "Bashkëshorti im vdiq një vit më parë, ndërsa shkonte në punë, pasi shkeli mbi një bombë të fshehur nën tokë", kujton Fadumo. Ecën drejt një rruge të ngushtë në lagjen Hamrweyne. Fatkeqësisht i është dashur ta braktisë shtëpinë, pasi ndihej e pasigurt. "Kishte ardhur koha për t‘u larguar". Mori fëmijët dhe në një mëngjes me shi si ky i sotmi u nis për rrugë. E përshkoi të gjithë qytetin më këmbë, pasi nuk kishte asnjë qindarkë për të hipur në autobus. Të arratisesh nga Mogadisho? Pa para je e vdekur, nuk mund të shkosh asgjëkundi. Je e vdekur mbi dhe.
"Që kur ka filluar lufta, në vitin 1991, nuk kemi parë një ditë të bardhë dhe nuk jemi ngopur me bukë. Askush nuk mendon për ne. Qeveria interesohet vetëm për veten. Nuk ka më punë, ndërsa ai që gjen, shpesh është i detyruar të japë dorëheqjen. Unë jam kuzhiniere. Më ofruan një punë me 200 dollarë në muaj, por duke qenë se nuk kam me kë të lë fëmijët, u detyrova të mos pranoja", thotë Xhulia, një grua 35-vjeçare.
E rrethuar nga rezistenca islamike, qeveria arrin të kontrollojë vetëm disa blloqe ndërtesash të kryeqytetit, të cilat mund t‘u dorëzohen islamikëve në çdo moment.
Xhulia ul zërin nga frika, islamikët gjenden gjithandej: "Erdhën në shtëpinë time dhe më thanë që të lija punën, sepse në të kundërt do më vrisnin mua dhe djalin. Mjekërgjatët mund të kthehen nga çasti në çast dhe unë nuk dua të rrezikoj. Unë jam e sëmurë. Nëse do të bëja ashtu siç më urdhëruan, do më jepnin shansin që të largohesha nga ky vend për t‘u kuruar".
Mariam Abdulleh sheh dhe dëgjon çdo ditë luftën nga kasollja e saj në lagjen "Karan", së bashku me katër fëmijët. Që kur është përdhunuar, nuk dëshiron të dalë nga shtëpia. Ai çast i kujtohet vazhdimisht, që nga ajo pasdite kur vendosi të sfidonte luftimet duke shkuar në spitalin SOS. Kushërira e saj mbeti e vrarë nga shpërthimi i predhës. Kur po kthehej për në shtëpi, Mariam u gjet në mes të ushtarëve etiopianë. "Më çuan në një shtëpi të vjetër. Më zhveshën me forcë. Më kujtohet ushtari i parë që më kishte kapur për fyti. E ndieja se dëshironte të më bënte keq. Më hipi sipër dhe pas këtij momenti...". Mariam është veshur kokë e këmbë me të zeza. Me perçen ka mbuluar fytyrën dhe turpin. Kujton atë ushtar dhe kënaqësinë e tij. "Më pas asgjë. Prisja vetëm që të mbaronin". E mbajtën peng dy ditë, më pas e lanë aty. Mariam u kthye në shtëpi. Nuk shkoi në spital, nuk bëri asnjë denoncim nga frika dhe turpi. Por kjo ndodh çdo ditë, mjafton të kesh një armë për të bërë atë që dëshiron, sepse askush nuk të thotë gjë.