"Muzeun Kombëtar do ta bëjmë modern"
Një fond prej 3.2 milionë dollarësh, i financuar nga qeveria e Spanjës, do të shkojë për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. I lëvruar që në vitin 2008, prezantimi i këtij projekti është bërë vetëm dje, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, me praninë e ambasadorit spanjoll Manuel Montobbio, Gulden Turkoz-Cosslett, koordinatore e OKB-së në Shqipëri, zvkryeministrit Genc Pollo, ministrit të Kulturës, Ylli Pango dhe specialistë të UNESCO-s. Programi i kulturës dhe trashëgimisë do të zbatohet gjatë një periudhe 2-vjeçare nga UNESCO dhe PNUD. Vëmendja kryesore do t‘i kushtohet rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar, të cilin z. Pollo e quajti të ideologjizuar deri më tani, investimeve në parqet arkeologjike të Apolonisë e Antigonesë, investime në Gjirokastër e Berat, në zhvillimin e artizanatit, por edhe në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve kulturore në fushën e menaxhimit të kulturës dhe trashëgimisë. Por, ndonëse fondi është lëvruar, deri më tani nuk ka asnjë projekt konkret. Engelberd Rous, specialist pranë zyrës së UNESCO-s në Venecia, tregon se janë ende duke mbledhur stafin dhe puna pritet të nisë në fillim të marsit. Ndërkohë, ai tregon parimet mbi të cilat do të ndërtohet projekti.
Mes përfaqësuesve diplomatikë dhe specialistëve, sot është promovuar projekti "Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social dhe ekonomik" dhe UNESCO ka marrë përsipër zbatimin. Nisur nga përvojat e mëparshme, sa rezultativ është një projekt i tillë?
Ky projekt është një shembull i mirë se si kultura dhe trashëgimia mund të konsiderohen si mundësi për zhvillimin e një vendi. UNESCO ka tri projekte të tjera të ngjashme në zonën e Evropës Juglindore, një në Bosnjë-Hercegovinë dhe një në Turqi, të cilat kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe kulturën. Por, projekti në Shqipëri është më i plotë dhe sjell më shumë përfitime për popullin. Kjo është një fushatë që përfshin edhe promovimin e imazhit të vendit, si dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm.
Pjesa më e madhe e vëmendjes do t‘i kushtohet rikonceptimit të Muzeut Historik Kombëtar. Ku do të ndërhyhet konkretisht?
Ne nuk kemi filluar ende të mendojmë për ndërhyrje konkrete. Së pari, ne duhet të dimë se çfarë duam, cilat janë qëllimet që kemi dhe kujt do i shërbejnë këto ndërhyrje. Rikonceptimi i muzeut do të zhvillohet më tej nëpërmjet asistencës së ekspertëve ndërkombëtarë që vijnë nga Venecia, Parisi, Barcelona, Milano në bashkëpunim me ata shqiptarë. Ideja paraprake është zhvillimi i një koncepti të ri për një muze modern, i cili do të bëjë të mundur integrimin mes koleksionit ekzistues të trashëgimisë kombëtare dhe mundësive që ofron teknologjia. Sigurisht, ata që e vizitojnë këtë godinë duan të dinë për historinë e Shqipërisë, por duan të mësojnë edhe për të ardhmen, për zhvillimin e këtij vendi. Kjo mund të arrihet me prezencën e projekteve bashkëkohore, që janë në një linjë me realitetin e sotëm. Po ashtu do të mendohet edhe për një asistencë më të specializuar njerëzore për turistët, apo për të gjithë ata që duan ta vizitojnë muzeun.
Deri në ç‘fazë është zhvillimi i këtij projekti?
Në këtë moment po formojmë stafin e projektit dhe atë që quhet bordi këshillimor. Besojmë se puna do të nisë në fillim të marsit. Njerëzit duan të mësojnë për historinë e Shqipërisë, duan të dinë edhe për të ardhmen. Ata duhet të shikojnë anën tradicionale, por të ketë dhe gjëra kontemporane, që janë në një linjë me realitetin e sotëm. Sigurisht që turizmi duhet t‘u shërbejë turistëve, por edhe kryesisht të huajve që nuk kanë shumë informacion se çfarë ndodh në Shqipëri.
Pjesë e investimit do të jenë edhe parqet arkeologjike të Apolonisë dhe Antigonesë. Në çfarë drejtimi do të punohet në to?
Do të investohet për përsosjen e strukturës turistike dhe specializimin e burimeve njerëzore që kujdesen për to. Në Shqipëri ka nevojë për shumë restaurime, të cilat duhet të jenë në linjë me planet e menaxhimit. Është një sfidë e madhe përkujdesja ndaj këtyre siteve ekzistuese dhe bashkërendimi me zhvillimin e turizmit.
Gjirokastra dhe Berati janë dy qytete të tjera ku do të vihet theksi. Si pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, sa i keni ndjekur ndërhyrjet që bëhen në to?
Ndonëse nuk kam qenë personalisht, di gjithçka se çfarë ndodh atje. Bashkëpunëtorët e mi monitorojnë se çfarë po ndodh, çfarë progresi ka, por njëkohësisht për të parë edhe çfarë vështirësish dalin gjatë kësaj rruge. Kam vizituar shumë vende të tjera në Shqipëri të trashëgimisë kulturore dhe ka shumë të tjera të cilat do të duhej të përfshiheshin brenda këtij projekti.